“Asnjë emërim drejtori apo nëndrejtori shkolle nuk është bërë me konkurs, sipas procedurave ligjore. Pa përmendur këtu pseudokonkurset mediatike për drejtorë rajonale të kurorëzuar nga militantja e spotit të Tiranës e bërë drejtoreshë e arsimit të Tiranës e shkarkuar si maja e ajsbergut në korrupsion rilindas arsimor të kryeqytetit e të gjithë Shqipërisë. Përmes anekdotave folklorike qeveria do të shmangë konkurimin e teksteve alternative dhe të kthehet ne kënetën e tekstit unik, të majisur deri në vitin 2005, e të ofruar nga kompania pranë ministrisë apo partisë. Ndërkohë, Rama nuk ka bërë asnjë investim në infrastrukturë, apo përmirësim të pagave të mësuesve. Gjithashtu, me folklorizëm patriotik do e kthejë arsimin bazë në një skemë të lënë pas e të braktisur në gjithë Europën”, ka thënë Pollo.
Sipas deputetit të Partisë Demokratike në fushën e arsimit të lartë po shfaqen: skema financiare klienteliste, skema pranimesh në universitet që do të kthejnë korrupsionin e dikurshëm të provimeve në stadium si dhe qasje pseudo-elitare e njëkohësisht populiste që kufizojnë të drejtën për arsimim dhe e mbajnë Shqipërinë poshtë mesatares së Ballkanit.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)