PD: 41 ditë nga sulmi i paprecedent
ndaj opozitës në 23 vjet

PD: 41 ditë nga sulmi i paprecedent<br />ndaj opozitës në 23 vjet
TIRANE- 41 ditë më parë, Edi Rama porositi një sulm të pangjashëm në historinë e parlamentit të 23 viteve, duke goditur e kërcënuar me jetë përfaqësuesit e Partisë Demokratike.
 
Dhuna e ushtruar ndaj opozitës në parlament, erdhi pas denoncimeve të Partisë Demokratike për inkriminimin që Edi Rama i ka bërë zyrave të shtetit, deri dhe parlamentit.
 
Dhe u vërtetua botërisht se Edi Rama i ka dhënë mandatin dhe imunitetin e deputetit, Arben Ndokës, të dënuar për trafik prostitucioni në rrethana rënduese dhe për heqje të paligjshme të lirisë së tjetrit. Vepra të rënda penale, për të cilat gjykata e Romës, e ka dënuar deputetin e Edi Ramës me 7 vite burg.
 
Këto zhvillime të lidhura me njëra-tjetrën, kanë tronditur mbarë opinionin publik. Kjo tronditje, vetëm sa është thelluar me heshtjen e Edi Ramës. Kryeministri që qëndron si producent i dhunës dhe inkriminimit të Kuvendit, më kot shpreson se duke mos reaguar, duke mos thënë asnjë fjalë të vetme për 41 ditë, do të mund të ulë përmasat e skandalit.
 
Faktet e inkriminimit të parlamentit qëndrojnë aty kokëforta.
 
Partia Demokratike do të vazhdojë çdo ditë të bëjë transparencë mbi aleancën kriminale të Edi Ramës që po shtrihet e zgjerohet në çdo hapësirë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin