PD: Administrata ka nisur fushatën për PS! Ministrja Pirdeni në Kuvend: Lejohet jashtë orarit të punës

Administrata shtetërore është vënë e gjitha në funksion të PS-së, për fushatën elektorale. Kjo ishte akuza e opozitës në Kuvend, teksa u prezantua raporti vjetor për Administratën Publike. Por ministrja e shtetit Adea Pirdeni ju përgjigj duke thënë se ua lejon ligji jashtë orarit të punës.

Albana Vokshi: E kemi pyetur disa herë zonjën Pirdeni për sistemin e patronazhimit por nuk kemi marrë përgjigje. A jeni ju në dijeni të këtij sistemi që përdoret në çdo palë zgjedhje? Vendore apo parlamentare. Administrata publike duhet të jetë e depolitizuar, një problem që është evidentuar edhe në progres raporte. 90% e patronazhistëve janë pjesë e administratës publike, nga zyrtarët më të lartë deri tek specialisti më i ulët. A e keni trajtuar ju çështjen e aplikacionit Aktivisti që ministrat e përdorin sot dhe do ta përdorin akoma më shumë para zgjedhjeve?

Ministrja Pirdeni: Cilido mund të angazhohet jashtë orarit zyrtar të punës, mund të angazhohet politikisht me cilëndo parti politike varësisht bindjeve të tij.”

Sa i takon raportit për vitin 2023, Pirdeni tha se rritja e pagave ka variuar nga 16-46% duke përfshirë pagat e të gjithë institucioneve duke përfshirë pagat e punonjësve të administratës publike, u realizua gjithashtu reforma e elementëve të pagës bruto mujore për nëpunësit civilë dhe nëpunësit e tjerë me të njëjtën strukturë page.

“U rritën pagat për titujt, gradat, pedagogët në arsimin e lartë, për shërbimin diplomatik në masën 20%, u rritën gjithashtu pagat e punonjësve në shërbimin shëndetësor në masën 15 mijë lekë të reja për mjekët e specialiteteve dhe 7% për pjesën tjetër të punonjësve. Gjithashtu janë rritur pagat në sektorin e Forcave të Armatosura, Policinë e Shtetit, Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimin, Gardën e Republikës, arsimin parauniveristar, etj.”, theksoi Pirdeni.

Më tej Pirdeni tha se “viti 2023 shënjoi disa zhvillime për zbatimin e reformës të Administratës Publike në Shqipëri, çelja e negociatave për anëtarësimin e vendit në BE në korrik të 2022 solli menjëherë përfshirjen e të gjithë aparatit administrativ  në shqyrtimin analitik të legjislacionit të quajtur ndryshe edhe procesi screening, testi më intensiv i nivelit të përgatitjes së administratës publike shqiptare”.

“Suksesi i procesit screening vërtetoi përtej çdo perceptimi një realitet të pamohueshëm të nivelit të pjekurisë së administratës publike shqiptare për t’u përballur me shumë dinjitet me sfidat e anëtarësimit”, tha Pirdeni.

Përgjatë këtij procesi, vijoi Pirdeni, administrate publike tregoi se mund të përballojë në kohë dhe me cilësi një proces tejet angazhues duke reflektuar edhe tek partnerët tanë të Komisionit Europian shumë profesionalizëm përgjegjësi, përkushtim dhe pasion për rrugën europiane të Shqipërisë.

Pirdeni tha se “hartuam udhërrëfyesin për reformën në administratën publike 2023-2030. Aktualisht jemi duke monitoruar zbatimin e detajuar të udhërrëfyesit në bashkëpunim ashku me institucionet përgjegjëse”.

Ministrja Pirdeni bëri të ditur se “në 2023 Departamenti i Administratës Publike ka udhëhequr një tjetër proces me rëndësi primare, hartimin e strategjisë së re ndërsektoriale për reformën në administratën shtetërore 2023-2030”.

SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër