PD aksion ligjor në mbështetje të
maturantëve:Jemi me ju në çdo hap

PD aksion ligjor në mbështetje të<br />maturantëve:Jemi me ju në çdo hap
Nëpërmjet një deklarate të kreut të Departamentit të Arsimit Luçiano Boçi Partia Demokratike shprehet se po ndjek hap pas hapi çështjen e maturantëve.
 
Kjo parti shprehet se do të japë mbështetjë të plotë juridike kundrejt çdo ankese të depozituar pranë saj.
 
Boçi i ka bërë thirrje çdo maturanti që të paraqesë dokumentacionin përkatës pranë Partisë Demokratike, ose në portalin "Padrejtësia ndaj maturantëve, trego rastin tënd".
  
Po ndjekim hap pas hapi zgjidhjen e padrejtësisë që i është bërë maturantëve.
Në përgjigje të qindra denoncimeve pranë Partisë Demomratike dhe kërkesave konkrete të tyre dhe familjarëve, Partia Demokratike do të japë mbështetje të plotë juridike për çdo ankesë tē depozituar.
Cilido maturant, të cilit i nevojitet përkrahje ligjore për rastin e tij, do të gjejë pranë Partisë Demokratike ekspertët e duhur për dërgimin e çështjes në gjykatë.
I bëjmë thirrje çdo maturanti që të paraqesë dokumentacionin përkatës pranë Partisë Demokratike, ose në portalin që është hapur për maturantët "Padrejtësia ndaj maturantëve, trego rastin tënd".
Po kështu po shqyrtojmë dhe përgatisim edhe hapa të tjerë juridikë dhe kushtetues.
Duke kuptuar kaosin dhe ankthin e kësaj situate, ju sigurojmë që vetëm përpjekja jonë e përbashkët, do të sjellë e vendosë drejtësi dhe meritokraci për maturantët.
Ti sprapsim së bashku hajdutët e të ardhmes së rinisë”,
ka thënë kreu i Departamentit të Arsimit në PD, Luçiano Boçi.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron