PD akuza deputetit Qefalia: Mori
6.7 mld lekë nga buxheti i shtetit

PD akuza deputetit Qefalia: Mori<br />6.7 mld lekë nga buxheti i shtetit
Partia Demokratike akuzon deputetin socialist Xhemal Qefalia se ka përfituar fonde publike. 

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Grida Duma u shpreh se deputeti i PS ka marrë 6.7 miliard lekë tendera nga buxheti i shtetit.

Sipas saj, Qefalia fshihet pas emrave të nipave të tij, por në realitet firma është në pronësi të tij dhe vëllezërve.

“Firma e deputeteti socialist Qefalia ka pasur një aktivitet modest dhe në 2013 nuk ka marrë asnjë lekë nga buxheti i shtetit, por pasi Edi Rama erdhi në pushtet rezulton se deputetit të tij Qefalia i ka ndritur fati dhe ka marrë jo pak por 6 miliardë e 700 milionë lekë tendera në tre vite. Njëlloj si në rastet e tjera, si ai i Sadriut, Qefalia fshihet pas emrave të nipërve. Kemi dokumentacionin e plotë si firma kalon në emër të nipave sa për një formalitet. Ndërsa të gjithë e dinë që është deputeti dhe vëllezërit e tij që ndajnë llokmat e buxhetit të shtetit”, u shpreh Duma, ndërsa ftoi qytetarët në protestën e opozitës në 18 shkurt.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

 U hetua se lejoi kultivimin e kanabisit në Mallakastër, Gazmir Preçi 3 vite më pas Shef Antidroge në Durrës! Arrestohet për gjobëvënie ndaj pronarit të një lokali nate

U hetua se lejoi kultivimin e kanabisit në Mallakastër, Gazmir Preçi 3 vite më pas Shef Antidroge në Durrës! Arrestohet për gjobëvënie ndaj pronarit të një lokali nate