TIRANE - Deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani i cilësoi përfaqësuesit e së majtës ndërkombëtare si humbës, duke deklaruar se edhe Rama po merr shembullin e tyre.
Deputeti demokrat analizoi humbjet e Pittellës, Ajalës, Stanishevit, Papandreut, liderë të majtë të cilët së fundmi kanë pasur komunikime me kryesocialistin Rama, duke i kërkuar bashkimin me Lëvizjen Socialiste për Integrim.
“Z. Papandreu, President i Internacionales Socialiste, mësuesi i pare dhe frymëzuesi i Edi Rames, u detyrua të lërë në mes mandatin e tij të Kryeministrit të Greqisë në vitin 2011, për shkak te krizës ekonomike, ku u zhyt vendi i qeverisur prej tij. Si pasoje e lidershipit të tij prej diletanti dështak, për herë të parë që nga krijimi, partia e madhe greke PASOK sot është katandisur me 12% të elektoratit grek në vendin e tretë.
Z.Stanishev, President i Partive Socialiste Europiane, humbi zgjedhjet në Bulgari ne vitin 2009. Një sere skandalesh shoqëruan mandatin e tij si Kryeministër.
Z.Pitela, Zv-President i Parlamentit Europian, përfaqësues i Partisë Demokratike në Itali, e cila qysh se u krijua si formacion i të majtëve në 2007, nuk ka ardhur ende në pushtet dhe po dështon edhe në këto zgjedhjet e fundit.
Z.Ayala është një apatrid i njohur në Internacionalen Socialiste, por askush nuk e mban mend se kur ai ka fituar një pale zgjedhje.
Z.Rama humbi zgjedhjet në vitin 2009, dhe humbi zgjedhjet ne vitin 2011. Ai humbi sepse qytetarët e refuzuan atë. Ai di vetëm të humbas. Ai beson se i mbështetur nga humbësit e mëdhenj të Rajonit do mund ti buzëqesh fitorja, por shqiptarët e dine mirë se nga humbësit dhe humbja vetëm humbje vijnë”, tha st në një deklaratë për mediat, deputeti i PD-së, Gert Bogdani.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com