Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se gjatë muajit korrik është përkeqësuar situate e rendit dhe sigurisë në çdo drejtim. Deputeti i PD-së Arben Ristani tha se të gjithë treguesit e rendit në vend kanë pësuar një përkeqësim tronditës, duke e bërë pasigurinë të papërballueshme për qytetarët.
“Rama dhe Tahiri delirojnë nën efektin toksik të Lazaratit, por vetëm brenda javës së fundit, dy ngarkesa prej 3 tonë e 124 kg marijuanë kanë kaluar nëpër kufinjtë tanë dhe janë kapur në Itali. Edi Rama mbush Tiranën dhe vendin me reklama në rrugë për sukseset e rendit, dhe në mes të ditës, në mes të kryeqytetit grabitet argjendaria, e plagoset pronarja. Kronika e zezë ka mbushur ekranet, po vec kësaj, statistikat zyrtare tregojnë realitetin e dështimit të madh të Edi Ramës e Saimir Tahirit me rendin dhe sigurinë publike”, deklaroi Ristani.
Sipas tij, krahasur me muajin qershor, 3 persona më shumë kanë humbur jetën nga vrasjet dhe kanë ndodhur 12 aksidente më shumë. Gjithashtu sipas Ristanit është ritur numri i vjedhjeve me armë si dhe rastet e dhunës fizike.
“Ky është bilanci i vërtetë i rendit dhe i sigurisë në vend, bilanc që përkeqësohet nga muaji në muaj, bilanc që prek cdo ditë qytetarët e vendit. Dhe teksa pasiguria rrihet, Rama dhe Tahiri krihen para reklamave qeveritare. Shfaqjet e Edi Ramës janë përralla që nuk e mbulojnë dot këtë dështim monumental të qeverisë në detyrimin kryesor të saj që është rendi dhe siguria”, theksoi Ristani
/Shqiptarja.com

VIDEO