Selia blu ka hedhur sërish akuza për qeverinë. Sipas Partisë Demokratike oligarkia Rama-Meta-Kokëdhima ka mbjellë farën e ikriminimit të zyrave dhe abuzimit me pushtetin në çdo skaj të vendit.
 
“Rastet e shpërdorimit të autoritetit të zyrtarëve të shtetit e përfaqësuesve politikë, deri në kërkimin e favoreve seksuale, nuk janë të izoluara. Janë produkte të sistemit që ka ngritur oligarkia Rama-Meta-Kokëdhima.  Duke bërë tutorin e prostitutave deputet, trafikantët e drogës drejtorë, rrëmbyesin e fëmijës Kryetar të Këshillit të Qarkut, Edi Rama u ka dhënë një mesazh të gjithë funksionarëve, zyrtarëve, shefave e kujtdo që ka dicka në dorë në administratë e në zyrat e shtetit, dhe mesazhi është ky; abuzoni me ç’të mundni”, theksohet në një deklaratë të PD-së.
 
Selia blu thotë se modeli që ka krijuar Rama është i përmbysur, e kundërta e asaj që kërkon shoqëria jonë, krejt e kundërta e asaj që ka nevojë vendi.
 
 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)