PD akuza Ramës: Po bllokon rrugën europiane të Shqipërisë! Qytetarët meritojnë një qeveri që do t'u sjellë shpresë

Përmes një deklarata nga selia blu, ish deputeti Genc Pollo reagoi ka deklaruar se sipas tij Bashkimi Europian refuzoi çeljen e negociatave, ndërsa thekson se kjo ka ndodhur me kryeministrin Edi Rama në krye.

Për këtë ka fajësuar Ramën, i cili sipas PD po bllokon rrugën europiane të Shqipërisë, duke hedhur barrën mbi shqiptarët. Ndërkaq Pollo shton se qytetarët meritojnë një qeveri që sjell shpresë për ta.

"Siç e kemi mësuar nga lajmet, dje Bashkimi Europian refuzoi çeljen e negociatave me Edi Ramën kryeministër.  E vërteta është se Rama po bllokon rrugën europiane të Shqipërisë. Ai e rrëzoi marrëveshjen e 5 Qershorit për reformën zgjedhore. Edhe pse kjo marrëveshje ishte ndërmjetësuar e bekuar nga Bashkimi Europian e nga Shtetet e Bashkuara: kjo është arsyeja madhore për refuzimin e djeshëm.

Rama, përsëri, e tradhëtoi ëndrrën e përbashkët që Shqipëria të bëhet pjesë e Europës së Bashkuar. Rama nuk bën gjë tjetër veçse batuta politike dhe gjithçka që të mbijetojë në postin që ende ka. Çmimin për këtë e paguajnë shqiparët; Ata meritojnë një qeveri që punon realisht për ta.

Shqiptarët kanë nevojë jo për një qeveri që sheh gjithë ditën interesat personale; por për një qeveri që përpiqet çdo ditë për interesin kombëtar dhe që prin në udhën drejt Bashkimit Europian. Shqiptarët nuk kanë nevojë për një kryeminstër që poston çdo dhjetë minuta në Instagram por duan një tjetër që rrealisht lufton epideminë e mbështet ekonominë; duan një qeveri që do të sjellë shpresë tek njerëzit", tha Pollo nga selia blu.

Kjo deklaratë vjen pasi dje Ministrat e çështjeve evropiane zhvilluan një takim, në të cilin u diskutua për të ardhmen e Bashkimit Europian edhe për kornizën e negociatave të anëtarësimit dhe konferencën e parë Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë  e Veriut. Në përfundim të saj u theksua se nuk ishte ishte koha e duhur për të vazhduar në hapin e radhës.

E.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Te fala Dorisit !: 19/11/2020 07:19

    Kete Zhigolon mos haroni t’a futni ne lista , se ankohet ne Dorisi !

    Përgjigju
  • Tironci: 18/11/2020 20:12

    Ç'fare Qeverie duhet?si ajo e juaja qe vrate 26 veta ne Gerdec dhe qindra te plagosur,dhe 4 demostruesit te pa fajshem me duar ne xhepa o qun krimineli.

    Përgjigju
  • Toni: 18/11/2020 17:23

    Bërtet hajduti:kapeni hajdutin! Ata që e bënë Shqipërinë albanistan kanë gojë e flasin! Ata që na futën në konferencën islamike(!) dhe talibanizuan Shqipërinë s’ksnë turp dhe flasin! Ata që e çuan popullin në prag të luftës civile flasin pa iu dridhur syri! Ndyrësirat që TRADHËTUAN UÇK-në dhe Kosovën kanë guximin dhe flasin! Turp... Për mua ca qelbësira PD-iste jo vetëm që nuk meritojnë pushtetin por përkundrazi meritojnë burgun!

    Përgjigju
  • KUQALOSHI: 18/11/2020 15:41

    KY KUQO GENCPALLA BUREC KARAGJOS PO NA TREGON PRALLA ME NASTRADIN. KUQO MË I MIR KA SHKËRDHY NONËN E VET. KY MENDON SE POPULLI SHQIPTAR ËSHTË IDJOT QË TË BJERI PRAP KTA QENEFE TË PD QË TA SHESIN GJITH SHQIPRIN. PO KY KUQALOSH QË QELBET ER NUK VJEN ASNJËHER NË PUSHTET. SE PARTIA PD WC QENEF PUBLIK ËSHTË PARTI ANTISHQIPTARE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë