Ministrat e çështjeve evropiane zhvilluan një takim informal, mes tyre në të cilën u diskutua për të ardhmen e Bashkimit Europian dhe për çështjet qendrore me të cilët përballet blloku.

Në takimin e sotëm u diskutua edhe për kornizën e negociatave të anëtarësimit dhe konferencën e parë Ndërqeveritare, në përfundim të së cilës u theksua se nuk ishte ishte koha e duhur për të vazhduar në hapin e radhës.

” Për shumë vite ne jemi përballuar me sfidat e zgjerimit. Në prill u mor një vendim. Për fat të keq ne nuk kemi munduar të biem dakord për kornizën e negociatave, një parakusht për mbajtjen e Konferencave Ndërqeveritare. Për Shqipërinë mbeten dy kushte për t’u plotësuar. Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale dhe zbatimi i Kodit Zgjedhor. E ndiejmë se ne jemi në fazën përfundimtare, për ti vënë në rrugën e duhur”, tha Roth.

Ndërkohë që zëvendës presidenti i Komisionit Europian Maroš Šefčovič theksoi se pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të komisionerit për Zgjerimin Oliver Varhelyi, kjo gjë nuk ishte e mundur të realizohet.

“Duhen dyfishuar përpjekjet, në mënyrë që të gjitha shqetësimet e ngritura.  Duam që konferenca ndërqeveritare, të mbahet sa më shpejt. Ne duam të japim një mesazh të qartë Ballkanit se vazhdon puna jonë, për integrimin e tyre“, theksoi Šefčovič. 

Në mesazhin e tij në fund të konferencës ministri gjerman për çështjet evropiane Michael Roth, theksoi se mesazhi i vendit është i qartë, BE dëshiron stabilitetin e Ballkanit dhe vazhdueshmëerinë në rrugën e integrimit.

“Ne e kemi bërë të qartë se duam mbi të gjitha stabilitetin në Ballkan. Ne e ndiejmë se tani nuk është kohë koha, për ta kaluar çështjen në Këshillin. Duam të dërgojmë mesazhin se Shqipëria dhe Maqedoni e Veriut kanë bërë mjaftueshëm “, tha Roth. 

Në takimin e sotëm u diskutua edhe për tejkalimin e krizës së shkaktuar nga Covid-19, antisemitizmin, shtetin ligjor dhe problemet klimaterike