Partia Demokratike pretendon se në protestën e saj kombëtare të mbajtur ditën e shtunë (24 janar) është përdorur gaz lotsjellës i skaduar. Në rrjete sociale po qarkullon një foto ku një nga bombolat e hedhura për të shpërndarë protestuesit duket se ka datë skadence vitin 2023.
Më pas, pretendimi është sqaruar edhe nga deputeti Bardh Spahia, i cili ka shpjeguar se përdorimi i gazit lotsjellës të skaduar mund të ketë efekte më të rënda shëndetësore, si irritime të forta të syve dhe rrugëve të frymëmarrjes, vështirësi në frymëmarrje dhe reagime më të zgjatura tek personat e ekspozuar.
“Përdorimi i gazit të skaduar është akt kriminal dhe tentativë për helmim masiv!
Fotot flasin vetë dhe dëshmia është tronditëse.
Përdorimi i gazit lotsjellës me datë skadence Korrik 2023 (siç shihet qartë në kanisterin e prodhuar nga SMD) ndaj qytetarëve dhe protestuesve paqësorë në vitin 2026, nuk është më "masë policore". Ky është një akt kriminal i vetëdijshëm që rrezikon drejtpërdrejt jetën e njerëzve dhe tentativë vrasje masive.
Kjo nuk është shpërndarje turme. Kjo është lojë me jetën e qytetarëve për të mbrojtur narko-qeverinë.
Transformimi nga "Jo-vdekjeprurës" në "Toksik Vdekjeprurës".
Kur gazi CS skadon, ai nuk humbet thjesht fuqinë. Ai degjenerohet kimikisht. Përbërësit e tij shpërbëhen në substanca tejet toksike, përfshirë okside cianidi dhe fosgjen. Policia kriminale përdori sot helme që mund të shkaktojnë dëme të pariparueshme në mushkëri, asfiksi të rëndë dhe, në rastet më të këqija, vdekje. Të përdorësh këtë lëndë ndaj një popullsie civile është baraz me përdorimin e armëve kimike të ndaluara.
Përveç helmit, një kanister i skaduar prej vitesh është një granatë e paparashikueshme. Mekanizmat e tij janë të degraduar. Në vend që të tymosë, ai mund të shpërthejë duke lëshuar copa metali (shrapnel) ose të kthehet në një predhë të ngurtë që thyen kocka dhe kafka. Të qëllosh me këtë mjet ndaj njerëzve të pambrojtur është tentativë vrasjeje.
Protokollet ndërkombëtare e ndalojnë rreptësisht përdorimin e municioneve të skaduara.
Kushdo që ka dhënë urdhrin për shpërndarjen dhe përdorimin e këtyre armëve, ka firmosur një urdhër për dëmtimin e shëndetit publik.
Ky veprim kriminal është gjithashtu një dhunim flagrant i Nenit 3 të Konventës Europiane mbi të Drejtat e Njeriut.
Kjo praktikë barbare dhe kriminale nga policia e narko shtetit duhet të ndërpritet urgjentisht dhe drejtuesit përgjegjës deri tek krye urdhëruesi Rama duhet të përballen me drejtësinë dhe reagimin qytetar!”, shkruan Spahia në rrjetet sociale.
Komente










Per te qare e per te qeshur! Qe perdoret kamzhik nuk prish pune,por ama qe perdoret kamzhik te zakonshem kunder nesh,e nuk perdoret kamzhik me gjemba,kjo eshte ceshte per GJDNJ?! O Bardhosh,je me fat qe gazi i kishte humbur nje pjese te vetive edhe pse nga fotot e Shkelzenit,duket qe akoma i ruan disa nga /gjembat/ e tij.
PërgjigjuShtazet e pyllit po shtaz do ngelen dhe shpifjet i kane ekspres pa u hedhur mire gazi ja nxorren analizat nga laboratori e quajten te skadur.Spahiu krimineli ka shume gjynahe ne kurriz po mbase nje dite e merr mundimin drejtesia shqiptare te beje punen e duhur!!
PërgjigjuPaskeni edhe pretendime per cilesine e gazit lotsjelles? Po ju ne 21 janar hodhet plumba e vrate njerez, o zot bjeru ne koke ketyre krimineleve, u eshte tiposur ne ate koken e tyre qe pushteti merret me dhune, e pate ca u beri Trampi ne Mineasote e vrane burrin e botes policia, dhe nuk bene gek. Harram e pacin buken dhe qumshin e nenes ata horra qe bien ne ujdi me kriminelet e pd-se.
PërgjigjuKy don edhe gaz te pa skaduar ju doni vetem hurin jeni parti fashiste
Përgjigju