PD akuzon: Korrieri i parave
të pista punësohet në Rinas
AlbControl: I punësuar nga PD në 2012

PD akuzon: Korrieri i parave<br />të pista punësohet në Rinas<br />AlbControl: I punësuar nga PD në 2012
TIRANE - Koordinatorja për mediat në Partinë Demokratike, Silvi Bardhi denoncoi sot një rast tjetër, që sipas saj, konfirmon inkriminimin e administratës nga ana e Kryeministrit Rama.

Në një deklaratë për mediat, Bardhi deklaroi se në vitin 2009, Erjon Bojaxhi u arrestua nga Policia në Rinas pasi po orvatej të nxirrte nga Shqipëria 200 mijë euro, 101 mijë korona norvegjeze dhe 20 mijë dollarë. Ky operacion i Bojaxhiut, sipas koordinatores së PD, kishte për qëllim transferimin e parave të pista jashtë vendit.

Duke përmendur rastin e Erjon Bojaxhi, Silvi Bardhi nuk u ndal me kaq por deklaroi se personi në fjalë është punësuar si kontrollor në Rinas nga ana e Kryeministrit Rama. Sipas koordinatores së PD ky rast është provë e inkriminit të administratës nga ana e Kryeministrit të vendit dhe “rrëzon propagandën e zmadhuar por boshe të Edi Ramës, për meritën, shanset e barabarta”.

Më poshtë deklarata e plotë e koordinatores së Partisë Demokratike, Silvi Bardhi.

“Me Edi Ramën, inkriminimi i administratës është i pandalshëm. Në vitin 2009, Erjon Bojaxhi u ndalua nga Policia në Rinas pasi po tentonte të nxirrte nga Shqipëria 200 mijë euro, 101 mijë korona norvegjeze dhe 20 mijë dollarë. Një sasi e madhe parash me burim kriminal, e cila nuk mund të transferohej në llogari të sigurta jashtë përmes bankave. Bojaxhi ishte një korrier që e bënte shpesh këtë punë. Çfarë mendoni se ka ndodhur me të arrestuarin nga policia në vitin 2009 në Rinas me këtë shumë të madhe parash? Me Edi Ramën, ai është bërë kontrollor në Rinas. Përtej imagjinatës më djallëzore, rilindja ka caktuar si monitorues në Rinas, një person që dikur Rinasin e shfrytëzonte për të kaluar paratë e krimit, të korrupsionit, apo të burimeve të tjera të paligjshme. Ky pra është modeli që promovon në publik Edi Rama. Sa më e errët, problematike, e kriminale e shkuara, aq më e sigurtë e ardhmja me këtë qeveri, me këtë kryeministër. Ky është një nga rastet e shumta që rrëzon propagandën e zmadhuar por boshe të Edi Ramës, për meritën, shanset e barabarta. Çfarë do t’u thotë ai të rinjve të vendit, por edhe të rinjve socialistë, që kanë nevojë për punë. Mos u lodhni kot për tu bërë profesionistë, se vendet janë zënë nga zanatçinjtë e krimit.”- deklaroi për mediat Silvi Bardhi.

Redaksia Online
(e.n/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja me Italinë/ 'La Repubblica': Të mërkurën pritet të niset anija e parë me emigrantë drejt Gjadrit, por mund të jetë edhe udhëtimi i fundit! Çfarë mund të ndodhë?

Marrëveshja me Italinë/ 'La Repubblica': Të mërkurën pritet të niset anija e parë me emigrantë drejt Gjadrit, por mund të jetë edhe udhëtimi i fundit! Çfarë mund të ndodhë?