PD akuzon Ramën: Mohon
çdo investim të kryer në Vlorë

PD akuzon Ramën: Mohon <br />çdo investim të kryer në Vlorë
TIRANE- Partia Demokratike, pak para prezantimit të kandidatëve të PS-së në Vlorë, ka akuzuar kryesocialistin Edi Rama se mohon çdo vepër të kryer në këtë qark.

Zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi, ka dalë në një konferencë shtypi duke numëruar veprat e kryera nga ana e qeverisë.

“Ne e dimë se ai, sipas platformës së tij: “akuzo, moho, trillo – ç’të mundesh!!” do të vazhdojë të sajojë edhe më shumë shpifje nga salloni mavi. E dimë se ai do të mundohet të minimizojë zhvillimin e vërtetë që prekin qytetarët në jetën e përditshme, në sajë të përkushtimit tonë. Këtë e dinë edhe qytetarët! Qytetarët e dinë se ne kemi ndërtuar dhe rikonstruktuar rrugë në të gjithë Vlorën. Kemi përgjysmuar distancën kohore nga Vlora në Tiranë: rrugë si ajo Vlorë – Fier, Vlorë – Levan , Levan – Tepelenë, Kote-Sevaster-Kalivac, Sarande – Konispol-Delvinë, Rruga Sarandë-Pllakë-Xarrë pa harruar edhe ndërtimin e Tunelit të Vlorës”, tha Vorpsi.

Ajo ka thënë se Rama nuk mbush dot sheshin me njerëz dhe për këtë arsye ka vendosur që të futet brenda në sallë në këtë ditë me diell.

“Edi Rama vetëm akuzon dhe mohon çdo njërin nga këto projekte. Në fakt, Rama postoi në blogun e tij dy ditë më parë, se e kish marrë malli për Vlorën e kohës së Enverit, sepse Edi Rama kërkon të na kthejë mbrapa. Ai ka bllokuar zhvillimin dhe progresin me bojkote, me greva urie dhe protesta të dhunshme”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dritan Hila: Më mirë rrugëve!

Dritan Hila: Më mirë rrugëve!