TIRANE- Partia Demokratike akuzon qeverinë për arrogancë me largimet e padrejta, gjë që sipas saj ka shkaktuar dy vetëvrasje në Gjirokastër. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Partisë Demokratike Laura Voprsi tha se kushtet e vështira ekonomike pas pushimit të dy kryefamiljarëve nga puna, i çuan ata drejt aktit ekstrem.
“Dy kryefamiljarë kanë vrarë veten dy ditë më parë në Gjirokastër, pas pushimit të padrejtë nga puna.
Arroganca e qeveritarëve, mori jetën e 54 vjeçarit, Piro Njocko, baba i dy fëmijëve.
Arroganca e qeveritarëve, mori dhe jetën e 47 vjeçarit Muharrem Majko, i cili shërbente si infermier prej më shumë se 24 vitesh në urgjencën e qytetit.
Familjarët dhe të afërmit tregojnë se dy të vetëvrarët kanë kaluar një periudhë të vështirë ekonomike pas largimit nga puna dhe kjo i ka çuar në dëshpërim, deri në vetëvrasje.
Dy të vetëvrarët janë viktima të qeverisë, të arrogancës së saj të pashoqe.
Arrogancë që është bërë fytyra e zyrtarëve nga Tirana në Gjirokastër e kudo në Shqipëri.
Partia Demokratike ngushëllon të afërmit e viktimave dhe dënon aktet antinjerëzore të qeverisë që po nxjerr në rrugë punonjës të përkushtuar e me vite të tëra pune, duke mos marrë në konsideratë krizën që shkakton tek ata dhe familjet e tyre”, tha Vorpsi.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO