Partia Demokratike e ka cilësuar arsimin shqiptar si një plaçkë e cila ndahet mes kryeministrit Edi Rama dhe aleatëve të tij në qeverisje.
Ka qenë deputeti Luçiano Boçi ai që përmes një deklarate nga selia blu ka thënë se sistemi arsimor aktual nuk ka parasysh mësimdhënien.
Lidhur me maturantët, Boçi ka shtuar se Ministria e Arsimit i ndryshoi rregullat në fund dhe jo gjatë procesit mësimor të tre viteve shkollë.
Deklaratë e kreut të Departamentit të Arsimit, Luciano BociPër 3 vite arsimi u bë si tryeza e cakenjve, ku Edi Rama ndan copa me aleatët e tij, në një luftë që ka për synim të kapë sa më shumë vende pune, dhe nuk ka aspak parasysh mësimdhënien.
Edi Ramën e ka zënë amnezia dhe nuk e përmend, po shqiptarët e dine, se simboli rilindas për arsimin është Luiza që nuk kërkonte vetëm mijëra euro për një vend pune, por edhe trafikonte mësuese për dëshirat e shefave në Tiranë.
Edhe sot, më shumë se gjysma e maturantëve me rezultate të mira dhe shumë të mira janë rrugëve, sepse Edi Rama ndryshoi rregullat, pasi ata kishin studiuar e derdhur mund për 3 vite me radhë. Investim që u bë hi, me një të rënë të lapsit.
Edi Rama vazhdon të fyejë nxënësit dhe prindërit e tyre duke i quajtur mbi 100 mijë prej tyre si analfabetë.
Droga ka përfunduar në oborret dhe klasat tona, por ky nuk është shqetësim për Edi Ramën.
Partia Demokratike mbështet cdo investim në arsim, por në këto 3 vite nuk pati asnjë rritje page për arsimtarët, të cilët u kërcënuan me vendin e punës për të dhënë votën për Edi Ramën, sic e thotë raporti i OSBE-ODIHR e sic ndodhi në zgjedhjet e fundit në Dibër.
Në këto tre vite nuk u ndërtua asnjë shkollë e re.
Këto të vërteta për arsimin i dinë mësuesit, nxënësit dhe prindërit dhe nuk mbulohen dot nga llomotitje më shumë se 1 orëshe e Edi Ramës.
Arsimi, mësimdhënia, mësuesit e nxënësit do të jenë më mirë pa Ramën.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
44%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.3%
Vota total: 1513
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet 2025, ambasadori i OSBE: Thelbësore, liria e zgjedhjes pa frikë! Hetoni presionet dhe shkeljet e fshehtësisë së votës! Celibashi: Partitë të pranojnë problemin
11 Dhjetor, 11:00
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor, 14:15
-
Përjashtimi i Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së, Lulzim Basha: Vendimi ishte i drejtë, do ta merrja sërish
5 Dhjetor, 20:11
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Hasani pret kreun e OSBE, zv/kryeministrin e Maltës, ministri: Mbështetje për rrugën tonë drejt BE-së! Borg: Inkurajojmë Shqipërinë për integrim, goditje korrupsionit
13 Nëntor, 10:29
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18