Partia Demokratike duket e vendosur për të penguar me çdo kusht çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Në një kohë kur Shqipëria merr nota pozitive nga vendet e BE për reformat e ndërmarra, me në krye reformën në drejtësi e luftën ndaj krimit, PD sulmon pikerisht këto hallka, të cilat përbëjnë edhe korpusin e reformave të vendosura si kushte nga Komisioni Europian.

Ka qenë Gent Strazimiri këtë herë ai që ka nxjerrë "pistoletën" kundër Shqipërisë. Me anë të një postimi në Tëitter, ai duke cituar dhe tentuar të bëjë divergjencë me një deklaratë te ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu sulmon reformën në drejtësi dhe thotë me ironi se Shqipëria kësilloj, a mund të hyjë në BE? 

Postimi i Strazimirit është në anglisht pikërisht për t'ua bërë europianëve, sidomos skeptikëve, edhe më të thjeshtë dhe më të qartë bindjen e tyre se Shqipëria nuk meriton çeljen e negociatave, kur kjo çështje të diskutohet në mbledhjen e qeverive të BE në 28 qershor në Bruksel. 

Ja postimi i plotë i Gent Strazimirit:

“Para se të publikohej dënimi, Ambasada e SHBA-ve në Tiranë deklaroi se “ka pasur presion dhe ofrim ryshfeti për lirimin e Saimir Tahirit”! Kjo deklaratë u rikonfirmua pas lirimit të tij! “Reforma në drejtësi” dhe “lufta kundër krimit të organizuar” të goditura me një goditje! Shqipëria e gatshme për t’u bashkuar me BE ?!”

 
(Postimi i Strazimirit në anglisht në Tëitter)