PD: Banorët të izoluar e pa
ushqime, Rama del pas diellit

PD: Banorët të izoluar e pa<br />ushqime, Rama del pas diellit
E ndërsa reshjet e shiut janë rikthyer sërish, Partia Demokratike thotë se qeveria nuk po ndërhyn që t’i jap zgjidhje situatës së përmbytjeve, ndërsa banorët janë pa të izoluar e pa ushqime.

“Qytetarët po vazhdojnë të vuajnë pasojat e përmbytjeve dhe ndërkohë që reshje të reja kanë nisur, qeveria nuk ndërhyn dhe nuk jep zgjidhjet që i takojnë asaj. E rëndë mbetet situata sidomos në Shijak dhe Lushnje dhe në fshatrat e këtyre zonave. Janë shembur 2 ura në Shkumbin duke izoluar rreth 6 mijë banorë në fshatrat Gryksh i Madh, Shezë, Trash dhe Petisht. Banorët në Katund dhe në Sukth janë ende pa kushtet minimale, pa ushqim, e orendi, dhe janë shprehur para medias se askush nga qeveria nuk ka shkuar ti takojë. Por kudo nga Veriu në Jug, ka ndërprerje energjie, dëmtime rrugësh, dhe fshatra të tërë të izoluar e me mungesa bazike në ujë dhe ushqime,” deklaroi Rreila Bozdo.

Sipas saj, Edi Rama refuzon të marrë masa e të vlerësojë me seriozitet zonat e përmbytura, por shfaqet siç u shpreh Bozdo vetëm “pasi del dielli”.

“Pasi ka zhdukur tre herë në prag të tre dimrave rreth 12 milionë dollarë të destinuara për kanalizimet, Edi Rama refuzon të marrë masa e të vlerësojë me seriozitet zonat e përmbytura, pasurinë e dëmtuar të mijëra familjeve. Ky është viti i tretë që Edi Rama jo vetëm është përgjegjës për përmbytjet, duke hequr fondet për kanalizimet e duke i dhënë si pako dhuratë për klientelën e tij, por nuk mban asnjë përgjegjësi edhe pasi përmbytjet ndodhin,” tha ajo. 

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Kur arrestohen të majtë thonë ka prova, kur arrestohen të djathtë thonë: i burgosur politik

Spahiu: Kur arrestohen të majtë thonë ka prova, kur arrestohen të djathtë thonë: i burgosur politik