PD- Basha: Do ofrojmë taksa të ulta e do të injektojmë 500 milionë euro për ekonominë


TIRANË, 9 Nëntor /ATSH- I. Vata/ -Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ofron 500 milione euro injektim të ekonomisë shqiptare dhe uljen e taksave si paketë për të dalë nga kriza ekonomike dhe shpetimin e shqiptarëve.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat të henë pasdite pas tryezes se zgjeruar ekonomike me grupin parlamentar e te ftuar te tjere, deklaroi se "Do të ulim taksat për bizneset e vogla, do te bejme kompozimet që kanë të bëjnë me nxitjen e prodhimit dhe financimit në tërësi, te prodhimit bujqësor dhe blegtoral në vecanti, si dhe lehtësira të tjëra, të cilat do të bëjnë të mundur rikthimin e shpresës, oprimizmit, frymëzimin e një besimi të ri tek puna, tek liria për të punuar dhe për të prodhuar dhe për ta nxjerrë vendin nga kjo gjendje. Platforma jonë është në kontrast të plotë me hapat që ka marrë qeveria per përkeqësimin e klimës  së biznesit, tashmë të konstatuar edhe nga institucionet nëdekombëtare, rëniet pikiadë të kreditimi të investimeve të huaja, të konsumit, rënien e xhiros, rënien e lekut, të mirëqenies se shqiptarëve dhe në vend që të reflektojë për kursin e gabuar, sjell në parlament ligjin për burgosjes e biznesit dhe rrritjen e taksave".
Basha tha se "Këtë rrugë ndoqi Shqipëria  nga koalicioni Rama-Meta, ku njëri propozon dhe tjetri miraton. Duket qartë që kjo rrugë është shkaku kryesor pse ne ndodhemi në këtë krizë ekonomike dhe ndaj ne bëhemi gati t'u ofrojme shqiptareve  një rrugë të besueshme, qe do të prodhojë mirëqenie për popullin. Per kete, ne do të injektojmë 500 milionë euro për ekonominë shqiptare, para të cilat i vjel qeveria Rama, por nuk përfundojnë në arkën e shtetit, sepse vidhen rrugës".
"Ne arken e shtetit mungojnë dhjetëra miliona euro e dollare, në kulmin e aksionit të informalitetit te qeverisë, asaj i mungojnë 1 milion dollarë në ditë dhe ky është tashmë një refren, pasi që nga janari i mungojnë buxhetit 250 milionë dollarë dhe kjo është fatura e korrupsionit në sektorin e naftës, cigareve, akcizës së thjeshtë etj", theksoi Basha.
Pyetjes së gazetarëve per ndryshimet në qeveri, Basha u përgjigje se "Nuk ka ndryshime në qeveri, ndryshimi që presin shqiptaret është largimi i kësaj qeverie". /a.ke/
 
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social