Pas takimit ka dhënë një konferencë për shtyp vetëm Basha, ku është prononcuar për kabinetin e ri të qeverisë Rama.
"Nje ekip qe mbledh paaftesine, mungesen e eksperiences shteterore, mediokritetin intelektual dhe reflekset korruptive dhe autoritare! Duke lene jashte vlera dhe kapacitete serioze te Partise Socialiste, dhe duke perfshire kamikaze personalë Edi Rama shkelmoji cdo parim qeverises te nje demokracie parlamentare dhe shpiku rregulla te paqena ne funksion te kapjes dhe mbajtjes te gjithe pushtetit per veten dhe tarafin e tij.", kanë qenë disa nga etiketimet e Bashës.
Basha ka shtuar se "pas terheqjes nga cdo premtim qe u ka bere qytetareve me 23 Qershor njoftimi i djeshem nuk habit askend, por verteton se qeveria e zotit Rama nuk mund te ishte vecse nje bashkesi, qe do i sherbeje kryetarit per te permbushur endrren e tij per t'u ndjere Kryeminister dhe jo per t'ju sherbyer qytetareve! Pasojat e këtij qëndrimi shpërfillës dhe përçmues ndaj interesave të tyreë do të rëndojnë mbi shpatullat dhe xhepat e tyre. PD është e vendosur, që në respekt të parimeve më të shenjta të demokracisë të përballet fuqishëm me këtë skemë të paralajmëruar të kapjes së pushtetit dhe batërdisjes së shtëpisë sonë të përbashkët, Shqipërisë".
I pyetur nga gazetarët mbi shpalljen e strukturave drejtuese të PD, Basha u shpreh se "ato do angazhohen në një proces, që sipas parashikimeve staturore do nisë në shtator, një proces analize dhe për zgjedhjen e forumeve të degëve dhe zgjedhjen e kryesisë së re, që parashikohet në statut".
Edhe për krerët e grupit parlamentar të PD, Basha është shprehur se "po kryej konsultimet e nevojshme me drejtues të kryesisë të grupit parlamentar të PD dhe së shpejti do bëhet edhe vendimi për strukturën drejtuese të grupit tonë parlamentar". Basha ka shtuar se "zgjedhja do jetë mbështetur në parimet e punës, kontributit dhe të vlerësimit të këtyre tre elementëve për çdo drejtues dhe anëtar të PD".
Takimi i Bashës me Wilton është i dyti i tij në cilësinë e kryetarit të PD, pas atij me ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Ettore Sequi.
FJALA E PLOTË E KREUT TË PD, LULZIM BASHA
Edi Rama njoftoi dje ekipin qe do te perballet me sfidat e qeverisjes se Shqiptareve dhe qe do te pergjigjet per premtimet piramidale dhe amatoreske me te cilat erdhi ne pushtet.
Tok me emrat e shqiptuar dje nga Kryesocialisti, ne veshet e Shqiptareve gjemuan jehonat e te shkuares se palavdishme dhe te bemave te erreta te anetareve te ketij ekipi eksperimental.
Aktore te se kaluares se larget, ministra te Ramiz Alise, protagoniste famekeq te kapjes se shtetit dhe perfitimit nga pushteti gjate qeverisjes se korruptuar te para 2005, sharesit dhe shpifesit me te zellshem kunder Shqiperise ne cdo udhekryq te rendesishem te vendimarrjeve europiane, protagoniste te lidhjeve me trafiqet dhe lidhje nepotike dhe menaxhues te njohur te interesave te ish kryetarit ne Bashkine e Kryeqytetit deri para dy vitesh.
Pra nje ekip qe mbledh paaftesine, mungesen e eksperiences shteterore, mediokritetin intelektual dhe reflekset korruptive dhe autoritare!
Duke lene jashte vlera dhe kapacitete serioze te Partise Socialiste, dhe duke perfshire kamikaze personalë Edi Rama shkelmoji cdo parim qeverises te nje demokracie parlamentare dhe shpiku rregulla te paqena ne funksion te kapjes dhe mbajtjes te gjithe pushtetit per veten dhe tarafin e tij.
Pas terheqjes nga cdo premtim qe u ka bere qytetareve me 23 Qershor njoftimi i djeshem nuk habit askend, por verteton se qeveria e zotit Rama nuk mund te ishte vecse nje bashkesi, qe do i sherbeje kryetarit per te permbushur endrren e tij per t'u ndjere Kryeminister dhe jo per t'ju sherbyer qytetareve!
Ky pra nuk eshte ekipi qe do tu sherbeje Shqiptareve, por ekipi qe do t'i perulet kryetarit dhe do t'i sherbeje vetem interesave te tij dhe te kupoles se erret te 23 Qershorit!
Cdo shqiptar duhet ta dije sot se shume shpejt pasojat e ketij qendrimi shperfilles dhe percmues ndaj vullnetit dhe interesave te tyre do te rendojne mbi shpatullat, xhepat dhe tavolinat e tyre dhe te familjeve te tyre.
Partia Demokratike eshte e vendosur qe ne respekt te parimeve me te shenjta te demokracise parlamentare dhe te vullnetit te qytetareve shqiptare te perballet fuqishem dhe te mbroje ineteresat e vendit dhe qytetareve nga kjo skeme e kapjes se pushtetit dhe e baterdisjes se paralajmeruar te shtepise sone te perbashket, Shqiperise.
(Nga takimi i kreut të PD, Lulzim Basha me kreun e OSBE-ODHIR, Robert Wilton).
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)