TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha doli sot në një konferencë për shtyp për t’i bërë apel qytetarëve të mblidhen nesër në marshimin paqësor popullor që do të nisë në orën 14:00 nga selia PD dhe do të vazhdojë përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të ndaluar para godinës së Këshillit të Ministrave.
“Ajo që ndodhi në Korçë sot një javë është paralajmërimi ogurzi i shkatërrimit të zgjedhjeve në shkallë vendi nesër përmes blerjes së votës apo abstenimit me paratë e krimit të organizuar dhe mafies”- tha Basha në një prononcim për median nga selia e PD-së.
Në deklaratën për shtyp, në prani të të rinjve të forumit rinor të Partisë Demokratike Basha u bëri thirrje qytetarëve, që t'i vënë fre paligjshmërisë dhe arbitraritetit për të mos e çuar vendin në greminë.
"Ky është mëkati dhe kërcënimi më i madh ndaj ëndrrave dhe shpresave të brezit të ri të këtij vendi, që nuk mund as duhet të imagjinojnë dhe as të prekin ndryshe Shqipërinë e bukur të zhvilluar europiane veçse nëpërmjet zgjedhjeve të lira, veçse nëpërmjet demokracisë dhe shtetit ligjor. Partia Demokratike dhe opozita e refuzojnë me neveri këtë akt të shëmtuar këtë projekt anti-demokratik dhe anti-europian.
Është koha për t’i bërë ne, paralajmërimin tonë të vendosur dyshes Rama-Meta që na ka paralajmëruar se e ka në gjak dhe në projekt blerjen e votës. Të mblidhemi kundër paligjshmërisë dhe arbitraritetit, para se paligjshmëria dhe arbitrariteti ta çojnë vendin në greminë."
Protesta zhvillohet në të njëjtën orë kur komisioneri i BE-së, Fyle do të takojë Edi Ramën.
Deklarata e plotë kreut të Partisë Demokratike z. Lulzim Basha në selinë e PD-së:
Jam sot këtu bashkë me përfaqësues të brezit të ri, brezit europian të shqiptarëve të lirë, për të njoftuar vendimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe aleatëve tanë opozitarë për të thirrur një marshim popullor proteste në Tiranë, nesër në orën 14.00 pasdite kundër blerjes së votës dhe manipulimeve flagrante të zgjedhjeve në Korçë nga një maxhorancë dhe një kryeministër që sapo kanë marrë në dorë fatet e qeverisjes së vendit.
Ajo që ndodhi në Korçë, sot një javë është paralajmërimi ogurzi i shkatërrimit të zgjedhjeve në shkallë vendi nesër me metodën perverse dhe kriminale të blerjes së votës apo blerjes së abstenimit në zgjedhje me paratë e krimit të organizuar dhe mafias politike dhe ekonomike.
Blerja e votës është asgjësimi i votës së lirë të qytetarëve, e barabartë me heqjen e dhomës së fshehtë nga sistemi komunist.
Blerja e abstenimit është de fakto mohimi më i shëmtuar i të drejtës së zgjedhjes, si një e drejtë universale njerëzore e shenjtëruar edhe në Kushtetutën e vendit.
Kjo është një kambanë alarmi për demokracinë shqiptare, që ka nisur të bjerë që në zgjedhjet politike të 23 qershorit, e që sot po shungullon në veshët dhe në ndërgjegjen demokratike-atdhetare të çdo shqiptari.
Nuk ka gjëmë më të madhe se sa marrja peng me rrjetën e parave të pista e pasurisë më të madhe që ka individi dhe populli në demokraci: Votën e lirë!
Është poshtërim i mbarë popullit shqiptar që ka ëndërruar në dekada votën e lirë, që ka përqafuar dhe provuar në demokraci magjinë e votës së lirë, që ka kuptuar se vota e lirë ndan dy botë - atë të zgjedhës dhe atë të lirisë.
Ky është mëkati dhe kërcënimi më i madh ndaj ëndrrave dhe shpresave të brezit të ri të këtij vendi, që nuk mund as duhet të imagjinojnë dhe as të prekin ndryshe Shqipërinë e bukur të zhvilluar europiane veçse nëpërmjet zgjedhjeve të lira, veçse nëpërmjet demokracisë dhe shtetit ligjor.
Partia Demokratike dhe opozita e refuzojnë me neveri këtë akt të shëmtuar këtë projekt anti-demokratik dhe anti-europian.
Është koha për t’i bërë ne, paralajmërimin tonë të vendosur dyshes Rama-Meta që na ka paralajmëruar se e ka në gjak dhe në projekt blerjen e votës.
Të mblidhemi kundër paligjshmërisë dhe arbitraritetit, para se paligjshmëria dhe arbitrariteti ta çojnë vendin në greminë.
Ndaj thirrja jonë sot është: Të ngrihemi të shpëtojmë votën e lirë!
Të ngrihemi të ndalojmë blerjen e votës, para se blerja e votës të ndalojë demokracinë.
Të ngrihemi të tregojmë dinjitetin tonë dhe individual dhe si popull i lirë.
Partia Demokratike ju bën thirrje gjithë demokratëve, qytetarëve , burrave dhe grave, të rinjve dhe të rejave: të bashkohemi nesër në marshimin tonë paqësor të protestës për të komunikuar me fuqinë e bashkimit opozitar dhe qytetar, se:
Zgjedhjet e lira nuk i dorëzojmë.
Liritë dhe të drejtat tona themelore nuk i japim.
Demokracinë nuk e japim.
Të mblidhemi nesër, për të ndalur kërcënimin ndaj të ardhmes duke vendosur njëzëri në sheshin e popullit të lirë:
Jo sot, jo nesër, jo përgjithmonë blerjes së votës dhe mospjesëmarrjes në zgjedhje.
Jo sot, jo nesër, jo përgjithmonë dënimit me vdekje të zgjedhjeve të lira nga mafia politike dhe ekonomike.
Jo sot, jo nesër, jo përgjithmonë paligjshmërisë dhe arbitraritetit.
Të ngrihemi nesër në protestë që mos jemi të vonuar pasnesër!
Partia Demokratike dhe aleatët e saj do ta udhëheqin këtë protestë.
Ju mirëpresim nesër në ora 14.00 para selisë së Partisë Demokratike, prej nga do të nisë marshimi ynë drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe para ndërtesës së kryeministrisë.
Ju faleminderit dhe mirë se të vini!
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com