PD, Basha: Përgjegjësia për
humbjen e statusit e Ramës

PD, Basha: Përgjegjësia për<br />humbjen e statusit e Ramës
TIRANE - Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë Rama se, me sjelljen e saj pas ardhjes në pushtet e humbi shansin që në këtë fundviti shqiptarët dhe Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat. Gjatë një konference për median, kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se, “ishte një sihariq i padëshiruar për Shqipërinë dhe shqiptarët, popullin më pro europian që priste që në këtë fundvit të merrte statusin”.
 
“Shpresa për një “Po” nga Brukseli ishin të përligjuara, për punën e bërë nga qeverisja e PD. Shqipëria ishte gati që vitin e kaluar por u shty për shkak të bllokimit të 3 ligjeve nga PS në opozitë. Në fund maji këto ligje u miratuan dhe rruga u hap. PD bëri zgjedhjet më të mira që ka njohur Shqipëria dhe kreu një kalim të qetë të pushtetit, duke sjellë edhe marrjen e statusit të vendit kandidat”, deklaroi gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Basha.

Sipas Bashës, “nuk kishte asnjë pengesë, asnjë arsye dhe si qershia mbi tortë ishte progres-raporti i KE, që komisioni njohur dhe evidentoi faktin se Shqipëria arriti të ruajë ekonominë. Koalicionit të ri, Rama-Meta nuk u mbeti tjetër, veç të shkonin e të merrnin statusin”.
 
Basha tha se, PD edhe pse doli në opozitë sërish ishte bashkëpunuese në proceset e integrimit. “Me daljen në opozitë PD, përcaktoi politikën “po” pa kushte ndaj integrimit dhe çdo akti ndaj këtij procesi. Në çdo takim me partnerët tanë lobuam. Bëmë gjithçka kur ishim në qeveria dhe gjithçka që mundëm në opozitë”, tha Basha.
“Por siç pa sot, asgjë e re nuk ka ndodhur me statusin këto 3 muaj, veç se është ndryshuar qeveria. Shtyrja e statusit është përgjegjësi e saj. Kjo qeveri, me paligjshmërinë e saj, shkatërrimit të Policisë së Shtetit, spastrimeve të administratës publike, kanë ushqyer fuqishëm skeptikët dhe kanë kthyer skeptikë fuqi të mëdha europiane që deri dje ishin pro statusit”, deklaroi gjatë fjalës së tij, Basha.
Sipas kreut të Partisë Demokratike, “PS-ja konsensusin që kishte dhënë në qershor e tërhoqi në tetor. Ky është simboli i zhbërjes Rama. Ai që e bllokoi kur ishte në opozitë e humbi kur erdhi në Shqipëri”. Edi Rama është në borxh me shumicën dërrmuese të shqiptarëve. Kjo është goditja më e rëndë që ka marrë pas armëve kimike siriane dhe Edi Rama është baraz i pabesueshëm për SHBA e Europë”, deklaroi Basha.

“Me bilanc zero, drejt zeros po shkohet me këto premtime të bujshme. Në këtë orë të zymtë PD shpreson që shtyrja e statusit të shërbejë si dush i ftohtë për PS-LSI e për ndërmarrë angazhimet demokratike. Ëndërra europiane e shqiptarëve nuk mund të ndalet. Kjo ditë që nuk u bë dot e bardhë duhet t’ju shërbejë të gjithëve për të marrë në dorë fatin e integrimit të vendit”, përfundoi deklaratën e tij para medias, kreu i PD-së, Luzlim Basha.
 
Pas deklaratës, Basha u pyet se pse e ka fajin një qeveri që ka vetëm 3 muaj në pushtet, ai tha se, kjo qeveri ka goditur shtyllat kryesore të shtetit. “Statusi dhe procesi i anëtarësimit është një çështje e identiteti europian. Kjo qeveri ka goditur rëndë gjatë këtyre tre muajve, shtetin ligjor dhe institucionet e pavarura. Këto kanë marrë goditje përmes cënimit të shetit ligjor, blerjes së votave në Korçë, etj. Në këto tre muaj e vetmja që ka ndryshuar është ardhja në pushtet e kësaj qeverie. Ky vendin qëndron mbi arrogancën e qeverisë Rama”, përfundoi Basha.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit