TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tani kthen vëmendjen nga ndërkombëtarët dhe përfaqësitë e tyre në Shqipëri për betejën e tij kundër qeverisë Rama.
Kryetari i PD, Lulzim Basha ftoi sot në një takim ambasadorin e SHBA, Arvizu për t’i paraqitur situatën politike, seç e sheh opozita si dhe kursin e ri opozitar.
Takimi që ka zgjatur rreth 45 minuta dhe u zhvillua në selinë e PD.
Lideri i opozitës ka folur për protestën ndaj votës së blerë, emërimet në polici. Basha e ka njohur dhe me aksionin politik që ka ndërmarrë opozita sa i takon zgjedhjeve në Korçë si dhe protestën që PD, PDIU, PR, PDK e LZHK do të zhvillojë të hënën përpara kryeministrisë si një reagim kundër vjedhjes së votës.
“Tema për të cilën diskutova me ambasadorin Arvizu është edhe shqetësimi numër një i qytetarëve shqiptarë, sot dhe qytetarëve shqiptarë nesër, dhe kjo është sulmi i paprecedentë ndaj votës së lirë në Korçë, cënimi i themeleve të demokracisë", tha Basha pas takimit.
"E njoha me këtë shqetësim që vjen pas shqetësimeve të ngritura në raport me shkeljet ndaj Kushtetutës, shkelmimin e shtetit ligjor dhe sjelljen antiligjore të maxhorancës në të gjitha drejtimet veçanërisht ndaj institucioneve të pavarura, emërimeve të paligjshme kryesisht në Policinë e Shtetit dhe në strukturat e tjera të shtetit", shtoi më tej ai.
Basha tregoi se ndër të tjera e njohu zotin ambasador me kursin që opozita ka nisur dhe po vazhdon për të mos u dorëzuar dhe mos dorëzuar kauzën e demokracisë dhe shtetit ligjor”.
ARVIZU
Ndërsa ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu u shpreh se ka marrë detaje nga kreu i PD Basha në lidhje me shqetësimet e opozitës.
Në të njejtën kohë, Arvizu theksoi nga ana e tij se “ne besojmë se për çdo demokraci duhet të ketë respekt për shtetin ligjor si themel i demokracisë”. “Kemi marrë detaje për të gjitha shqetësimet e opozitës. Unë do ta diskutoj këtë çështje edhe me kolegët e mi. E falenderoj zoti Basha që më dha mundësinë për t’u njohur me shqetësimet e opozitës” tha ambasadori Arvizu. Ndërkohë në selinë e PD, Basha zhvilloi takime me dyer të mbyllura edhe me ambasadorët e Gjermanisë dhe Greqisë, të cilët i ka njohur sërish me shqetësimet e opozitës e sjelljen e mazhorancës ndaj shtetit.
Në selinë e PD Basha zhvilloi takime me dyer të mbyllura edhe me ambasadorët e Gjermanisë dhe Greqisë. Madje aty është parë edhe sekretarja e ambasadorit italian.
Redaksia Online
(sg/ mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com