PD: Bashkia e Tiranës afera
korruptive, tendera mikut të Veliaj

PD: Bashkia e Tiranës afera<br />korruptive, tendera mikut të Veliaj
Partia Demokratike ka vazhduar ditën e sotme akuzat e saj ndaj kreu të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Sipas kreut të këshilltarëve të Partisë Demokratike Leonard Olli, Veliaj është përfshirë në një valë tenderash të dyshimtë, me shkelje të rënda ligjore që janë afera të pastra korruptive.

Deklaratë e kreut të këshilltarëve të Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës
 
Erjon Veliaj është përfshirë në një valë tenderash të dyshimtë, me shkelje të rënda ligjore që janë afera të pastra korruptive.
Media ka zbuluar se Veliaj jo vetëm i bën tenderat pa garë, pa konkurim, por del se fituesi i paracaktuar prej tij ka falsifikuar dokumentet.

Prokuroria ka nisur hetimet për këtë rast, por një zbardhje e plotë e rrethanave do të ishte në interes të publikut, për të kuptuar se si një operatori me dokumenta false i jepen 1 miliardë e 200 milionë lekë. 

Prokurimi është bërë me 22 shkurt të këtij viti dhe i është dhënë firmës Ecologica Albania, me negocim, pa tender, pa garë, pa shpallje. I gjithë fondi i jepet mikut të Erion Veliajt edhe pse është shumë më tepër se fondet e nevojshme për pastrimin e asaj zone të Tiranës.

Miku i Erionit merr taksat e qytetarëve të Tiranës dhe paraqitet në Bashki me letra false.

Deri tani prokuroria ka heshtur për dhjetëra afera të Veliajt, të denoncuara me fakte dhe prova. Tani është koha për një hetim të plotë ku të dalin të gjitha përgjegjësitë e Erion Veliajt që e ka kthyer bashkinë në pazar tenderash me vjedhje të drejtpërdrejt, e tani dhe në shërbim të mafias së plehrave.

I bëjmë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që janë në darën e taksave të larta të Veliajt duhet të bashkohen për t’i treguar vendin këtij hajduti që abuzon kaq hapur me paratë e djersës dhe sakrificës suaj.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

'Më fal, nuk ia dola dot!' Policia gjen letrën e pedagogut amerikan në Tiranë që mbyti gruan e 2 qentë me litar e vari veten

'Më fal, nuk ia dola dot!' Policia gjen letrën e pedagogut amerikan në Tiranë që mbyti gruan e 2 qentë me litar e vari veten