Partia Demokratike ka bërë pjesë të strukturave drejtuese të saj në degën e PD në Dibër, ish kryetarin e gjykatës së rrethit Dibër Qazim Gjonaj. Kjo ka sjellë reagimin e ashpër të disa qytetarëve që me komente kanë thënë se ai ka dënuar shumë veta të pafajshëm gjatë komunizmit dhe se i ka duart e lyera me gjak. Pjesë e komenteve ka qenë edhe Agron Tufa, drejtori i dorëhequr i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri, duke e cilësuar këtë gjë si tmerr.

Komentuesit kanë kërkuar marrjen e masave për të larguar nga strukturat e PD-së ish funksionarë të lartë të komunizmit.

“Personi që ka nxjerr këtë shkrim quhet Hysen Kica ish i burgosur Politik. Personi që e ka dërguar në Burg, sot është pjesë e strukturave të PD në Dibër. E ka verifikuar Bujar Nishani, Qazim Gjonaj! Kush ma heq një kuriozitet: A duhet një dokument për pastërtinë e figurës dhe ku e marrin këta që kanë duart me gjak“, bën thirrje një nga qytetarët që ka denoncuar rastin.

“Kryetari i Gjykatës së Rrethit Dibër në vitet 80-90 sot është anëtar i PD-së. Pse i pranon PD këta kriminelë?”, ka qenë një tjetër koment.