Anëtarët e degës së Partisë Demokratike në Berat janë nisur drejt Tiranë për t'i bashkuar thirrjes së Aleancës së Mbrojtjes së Teatrit dhe Lulzim Bashës për të protestuar në orën 16:30. Kryetari i PD Berat, Gazmend Azizi shprehet se për shkaka të kontrolleve nuk janë lejuar një pjesë e mirë e qytetarëve të mos i bashkohen protestës, ndërsa shton se qarkullimi po bëhet në bazë të rregullave anticovid të vendosura nga qeveria duke marrë lejen përkatëse.
"PD i përgjigjet thirrje së aleancës dhe ftesës së Bashës për të qenë pjesë e protestës në Tiranë në mbrojtje të te drejtave të njeriut. Nxjerrja e postblloqeve penguan lëvizjen e lirë të qytetarëve duke sjellë pamundësinë për qenien në protestën paqësore në Tiranë. Ne po mundohemi të zbatojmë të gjitha rregullat e lëvizjes së lirë në këto kushte pandemie duke respektuar distancmin social për të qenë pjesë e kësaj proteste", shprehet Kryetari i PD Berat, Gazmend Azizi
Lajmi kryesor:
Mbi 2 orë tubim! "Yyyyy", thirrje kundër Bashës, artistët përjashtuan opozitën nga podiumi! Budina: Të mërkurën protesta e radhës





