PD: Besnik Pudja u vra për drogë
Rama e Tahiri thanë se u vetëvra

PD: Besnik Pudja u vra për drogë<br />Rama e Tahiri thanë se u vetëvra
Partia Demokratike ka akuzuar sot kryeministin Edi Rama dhe ministrin Saimir Tahiri se kanë dashur të fshehin vrasjen e Benik Pudjas në Shëngjergj duke e cilësuar atë si vetëvrasje.
Në një deklaratë për medita të zëdhënëses së PD, ina Zhupa kjo forcë politike thotë se kjo është viktima e 8 e vrasjeve për hesapet e drogës.
 
Deklaratë e zëdhënëses Ina Zhupa
 
Edi Rama dhe Saimir Tahiri po e thellojnë edhe më shumë inkriminimin në kanabizimin e vendit, duke mohuar edhe pasojat më ekstreme që vijnë nga droga: vrasjet dhe ekzekutimet mafioze.
Jo vetëm i mohojnë, por i fshehin, i paraqesin si vetvrasje, ose për motive të tjera.
Kështu bënë me vrasjen një javë më parë të 36 vjecarit Besnik Pudja në Shëngjergj.
Në mënyrë kriminale, me urdhërin e Ramës e Tahirit për të mohuar drogën, ekzekutimi i Pudjës u paraqit si vetvrasje.
Partia Demokratike e denoncoi menjëherë si rast, por nuk pati reagim nga Tahiri dhe Rama.
Prokuroria ndërkohë ka nisur hetimin për vrasje për hesapet e drogës.
Vetë babai i viktimës e ka denoncuar në media se djali i tij është ekzekutuar.
Kjo është viktima e 8 në këto 3 muaj me motiv drogën dhe parcelat me kanabis.
Këto janë pasojat e kanabizimit të vendit; konflikti, hasmëria, vrasjet.
Shoqëria po destabilizohet, droga ka pushtuar edhe shkollat tona.
I vetmi i pashqetësuar për këtë është Edi Rama.
Eshtë i pashqetësuar se nuk i interesojnë qytetarët, shkollat, fëmijët, rendi dhe siguria. I interesojnë vetëm paratë e drogës që do ti përdorë për të blerë e mbajtur pushtetin.
Shqiptarët nuk mund ta pranojnë këtë gjendje, smund ta lejojnë këtë katastrofë.
Shqipëria pa Edi Ramën do jetë më mirë.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet në Dubai Elson Reçi, organizator i atentatit ndaj Preng Gjinit

Arrestohet në Dubai Elson Reçi, organizator i atentatit ndaj Preng Gjinit