TIRANE- Duke iu referuar Konventës së Partisë Socialiste, ka reaguar selia blu, duke e theksuar se “alternativa e Edi Ramës bazohet në platformën "akuzo, moho, blloko’”. Në një deklaratë për mediat, deputeti i PD-së Gerti Bogdani, akuzoi kreun e opozitës se trillon për bllokimin e statusit dhe rritjen e taksave.
“Dje për zotin Rama ishte kulmi i fallcitetit. Rama vijoi sulmet fallso në drejtim të qeverisë. Ai qëndroi në një skenë fallso, rrethuar me pemë fallso, ndriçuar me llambadarë fallso dhe iu përgjigj pyetjeve fallso të parapërgatitura të militantëve të tij, që i shiti si të pavarur! Dhe si gjithmonë, i pangopur edhe vetë me fallsitetin e tij, ai vijoi sulmet fallso, të mbushura plot me gënjeshtra mavi, kundrejt Partisë Demokratike. Pasi të gjithë e dinë se ai s’ka asnjë plan veç rritjes së taksave dhe shkatërrimit të vendeve të punës. Pati guximin të gënjejë shqiptarët se statusi nuk është bllokuar për shkak të mos votimin të tre ligjeve. Kulmin e gënjeshtrave e arriti me deklaratën, se fajin për rritjen e taksave për biznesin e vogël e kishte qeveria”, tha Bogdani.
Më tej, Bogdani deklaroi se PD ka treguar se është një forcë politike serioze, përmes punës dhe premtimeve të mbajtura në 8 vite qeverisje. Ndërsa shtoi se programi i PD-së për 4 vitet e ardhshme parashikon investime të tjera.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com