Rubin Rredhi edhe pse 24-vjeç prej një muaji mban postin e Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Portual Durrës.
Pozicioni i zv/drejtorit të Portit ishte bosh, prej disa vitesh, pasi Pirro Vengu, sot ministër i Mnrojtjes, e hoqi nga organigrama e Autoritetit Portual, kur ishte vetë drejtor i portit të Durrësit.
Edhe pse i ri në moshë dhe numri 2 i portit më të madh në vend, Rredhi priti një ditë më parë një delegacion nga Forca e Kosovës (KFOR).
Gjatë këtij takimi Rredhi prezantoi zhvillimet kryesore të portit, funksionimin e terminaleve, si dhe investimet e realizuara për rritjen e kapaciteteve logjistike dhe përpunuese.
Po ashtu përfaqësuesit e KFOR-it u njohën me proceset e përpunimit të mallrave dhe pasagjerëve, standardet e sigurisë, si dhe me rolin strategjik që luan porti në mbështetje të operacioneve logjistike dhe transportit detar në nivel kombëtar e rajonal.
* Përveçse se mban këtë post Rredhi është edhe pedagog i jashtëm në një universitet privat.
-
Sa Dokumenta do firmosi ky djalosh, pastaj te SPAKU me shoket. Po Arushun e mori te Zyra re.
Përgjigju -
¨ dru me pre, dru me pre, bre ! ¨
Përgjigju -
Së pari nuk qënka 24 vjeç. Së dyti nuk paska një muaj por 4 muaj. Së treti paska qënë nxënës ekselent. Së katërti dikush ja ka vënë sytë atij vëndi dhe shpif e shpif se diçka mund të ngelet të tjerat i dimë të gjithë se siç duket po bëka punën mirë që kapen tek mosha. Suksese djal. Ti shif punën.
Përgjigju-
Mos je ai qe luan kazino ti
-
-
Shume mire , Suksese ! E meriton brezi i ri e mund brezin e vjeter ! Ligj i natyres !
Përgjigju -
Si i merzitur duket ne foto, ndoshta ngaqe Rama e ka fut ne probleme. Me mire pedagog, se s'i dihet edhe nga nje zarf te vjen per ndonje "demshperblim". Kurse porti, ka problematika te tjera. Sidoqofte, kurajo dhe suksese.
Përgjigju -
Po ca pedagog mo te mjerr, ky eshte ne moshe studentore ende, ej moj Shqiperi vendi i paradokseve, e more ne qaq kete popull!
Përgjigju -
Po ca pedagog mo te mjerr, ky eshte ne moshe studentore ende, ej moj Shqiperi vendi i paradokseve, e more ne qaq kete popull!
Përgjigju-
Pse e keni inat brezin e ri 23-37 vjec !?
-
-
Mund te jete shume person i afte,pse duhet se sben qe ne te paragjykojme njerezit keshtu.Besoj se me vullnet dhe pune mund tia dali.Shqipnia ka nevoje per te rinj,mos u beni ziliqar
Përgjigju-
Fiks e ke thene o popull po aty eshte vend i paradokseve. ky "ekselenti" i universiteteve "ekselente" aty, a ku te jete ne bote, nuk e ka idene akoma nga lind dielli. eksperienca eshte gjeja me e vlefshme ne keto kohe te edukimit me chatGPT. e ky mender nuk di akoma nga lidhet gomari, thjesht se nuk ka pare mjaftueshem gomare ne jete. po c'diskutojme dhe ne, ai port eshte zhytur ne adriatik me kohe, dhe di a s'di not ky guaglione (per ata qe e kane ne zemer Napolin) eshte komplet pa lidhje.
-
Punet e mira behen me profesioniste te vertete , Ai pozicion kerkon profesionist me te pakten 24 vjet karriere dhe jo cun 24 vjec qe sapo ka dale nga bangat e shkolles. Nejse kjo tregon me se miri se ku jemi duke u mbytur.
-
-
Ore seriozisht e keni?????!!!! Ky djale mund te jete fantastik por a e ka eksperiencen per te manaxhuar portin me te madh te vendit ???? Apo veme nje pa eksperience qe ata me eksperience te bejne cfare te duan???
Përgjigju -
Une nuk kam respekt fare per cuna te rinj qe mbajne mjekercjapi. Vetem njerezit me mentalitet provincial marrin vendime mode te tilla. Vish dhe nje nga ata xhupat e zi me shkelqim si xhaketa shpetimi dhe bohesh tamam zhuls!
Përgjigju-
Hahaha grande..fix kete mendoj dhe une,lere me kur bejne duart keshtu si ky...
-












Komente
Komento