PD: Bogdani zgjidhet në Lisbonë
si Kryetari më i ri IYDU
Partia Demokratike, me anë të një deklarate për shtyp, ka njoftuar se Deputeti Gerti Bogdani është zgjedhur në Lisbon të Portugalisë si President i Organizatës Botërore të Forumeve Rinore të Qendrës së Djathtë (IYDU).
Partia Demokratike, me anë të një deklarate për shtyp, ka njoftuar se Deputeti Gerti Bogdani është zgjedhur në Lisbon të Portugalisë si President i Organizatës Botërore të Forumeve Rinore të Qendrës së Djathtë (IYDU).
Mbledhja vjetore e kësaj organizate u zhvullua në Lisbonë të Portugalisë për të zgjedhur drejtuesit e rinj për periudhën 2014-2015, ku drejtuesi më i ri u zgjodh Gerti Bogdani.
“IYDU është një organizatë dhe një familje e hapur për të gjithe forumet rinore të qendrës së djathtë, të cilët promovojne vlerat e demokracise dhe lirisë në botë. Ne kemi treguar deri më sot se mund të jemi në pararojë të reagimit dhe angazhimit edhe në vendet me konfliktet më të veshtira, dhe jam i sigurt që do të vazhdojme ta bejmë këtë edhe në të ardhmen, atje ku demokracia është në rrezik dhe ku duhet të zhvillohet. Të rinjtë janë forca e vërtetë e çdo demokracie!”- deklaroi në fjalën e tij përshëndetëse, si President i sapozgjedhur, kryetari i FRD dhe njeherazi deputeti, Gerti Bogdani.
Sipas deklaratës për shtyp të Partisë Demokratike, mbi këtë ngjarje, “votëbesimi i dhënë nga kongresi i IYDU-së në zgjedhjet e zhvilluara pasqyron forcimin e partneritetit të FRPD-se me forumet simotra të spektrit të djathtë politik në rrafshin Europian dhe atë ndërkombëtar”. Gjithashtu PD, i adreson këtë sukses FRD-së si vendimtar për përfaqësimin dhe angazhimin aktiv të këtij forumi rinor në aktivitete dhe nisma europiane dhe ndërkombëtare të partive të djathta.
“Ky përfaqësim përbën një moment historik, sepse është hera e parë që Shqiperia zgjidhet në një nivel kaq të lartë drejtues në një organizatë globale. Me krenari mund të them se FRPD është tashmë plotësisht e integruar në të gjitha organizmat e partive simotra europiane dhe botërore”- deklaroi gjithashtu në Lisbonë Bogdani, pa e fshehur aspak entuziasmin e tij.
Kjo organizatë rinore që mbledh grubimet politike rinore të spektrit të djathtë nga e gjithë bota, është themeluar nga ish-Kryeministrja e Britanisë së Madhe Margaret Thatcher për “përçimin, zbatimin dhe forcimin e lirive që kemi dhe të atyre që dëshirojmë të zhvillojmë ende më shumë kudo nëpër botë”.
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
53.4%
-
Jo
40.4%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 1415
Lajme të tjera
-
Lulzim Basha harton dhe dorëzon në Këshillin e Evropës rezolutë që kërkon rindërtimin e Ukrainës! Mbështetet nga 23 deputetët të tjerë
30 Mars, 12:45
-
Berisha sulmon Veliajn dhe ironizon mazhorancën: I bëni fresk pylltarit 1 milionësh! Balla: E prishim Ramazanin po u morëm me ty! Gogu: Mos u merr me socialistët
30 Mars, 12:45
-
Mbreti Charles III i Britanisë vizitë zyrtare në Gjermani, i pari monark që mban një fjalim në Bundestagun gjerman
30 Mars, 12:39
-
'Tirana e ka të fituar kampionatin', Tefik Osmani: Duam edhe Kupën! Ja pse s'luajmë në 'Air Albania'
30 Mars, 12:39
-
Fileto gici e mbushur me patate furre nga zonja Albana
30 Mars, 12:35
-
Fërgesë me djathë dhe miell misri nga zonja Albana
30 Mars, 12:31
-
Berisha: Ujësjellësi parashikon humbje kur Shqipëria është e pasur me ujë! Po miratoni një ligj ndëshkues për profesionet e lira, do nxitet shpopullimi
30 Mars, 12:30
-
‘Paga e Luljetës do të shkojë 135 mijë lekë, e Nexhmijes 125 mijë’, Rama me punonjësit e Kryeministrisë shpjegon rritjen e rrogave
30 Mars, 12:28
-
‘Më jep 50 mijë lekë dhe të jap patentën’ arrestohet 56-vjeçari në Dibër që i premtoi të riut se do ta pajiste me leje drejtimi
30 Mars, 12:26
-
Kima tradicionale me mish viçi dhe vezë nga zonja Albana
30 Mars, 12:26
-
Për 100 mijë dollarëshin që jep policia për atentatorët ndaj “Top Channel”
30 Mars, 12:25
-
Kampion ballkani në ski, Denni Xhepa ngre lart flamurin kuqezi në Bullgari
30 Mars, 12:19