TIRANE - Ambasadori amerikan në vendin tonë, Aleksandër Arvizu gjatë takimit me dyer të mbyllura me anëtarët e Komisionit të Sigurisë, u rikujton edhe një herë palëve se mbikqyrja parlamentare në intutucionet e sigurisë, por jo vetëm, është një element i vendeve demokratike që janë të anëtarësuara në NATO. Në takimin që zgjati mbi 1 orë, mësohet se kreu i ambasadës amerikane u ka kërkuar palëve që të bëjnë të mundur mbikqyrjen parlamentare mbi Ministrinë e Mbrojtjes, duke vënë theksin në të njëjtën kohë edhe në ligjin që ka ardhur në Kuvend për mbikqyrjen e shërbimeve informative dhe të sigurisë në vend, ku përfshihet edhe SHISH. Gjatë bisedës së realizuar me anëtarët e këtij komisioni parlamentar, Arvizu mësohet të ketë thënë se mbikqyrja mbi Ministrinë e Mbrojtjes, kërkuar nga opozita, duhet të realizohet sa më parë.
“Mbikqyrja mbi Ministrinë e Mbrojtes duhet të realizohet sa më parë. Nuk duhet të pengohet nga asnjë palë politike”, mësohet të ketë thënë Arvizu në takimin me dyer të mbyllura. Njëkohësisht ai është njohur gjerësisht me ligjin për mbikqyrjen e shërbimeve informative dhe të sigurisë, i cili vetëm pak ditë më parë është sjellë në Kuvend nga kryetari i këtij komisioni, Leonard Demi.
Ka qenë pikërisht Demi ai që i ka shpjeguar këtë ligj Arvizusë, i cili e ka mbështur, por ka kërkuar nga palët që ky ligj të dikutohet dhe të votohet me konsensus nga të gjithë deputetët, pasi është i rëndësishëm për një vend anëtar të NATO-s. Më pas në një prononcim për mediat Arvizu apeloi 3 kushte për palët, të cilat kanë të bëjnë me zbatimet e parimeve të ligjeve të NATO-s, marrëdhënie të mira me shtetet fqinje si dhe mbikqyrjen mbi veprimtarinë ushtarake dhe të sigurisë në vend. Ndërkohë që një tjetër çështje që është diskutuar me anëtarët e këtij komisioni ishte pikërisht edhe eksperienca trajnuese e disa prej anëtarëve të këtij komisioni në Gjermani, të cilët diskutuan dhe dëgjuan rreth praktikave të mbikqyrjeve parlamentare të shteteve të tjera europiane. Në këtë trajnim morën pjesë Ilir Gjoni,Leonard Demi,Arben Isaraj dhe Osman Metalla.
Arvizu: Mos ndikoni në mbikqyrjen e institucioneve
Arvizu mësohet tu jetë shprehur deputetëve se duhet ta realizojnë sa më shpejt dhe me rigorozitet ligjin për mbikqyrjen e instutucioneve të inteligjencës. “Kontrolli parlamentar nuk duhet të jetë i polarizuar, jeni një vend i NATOS,repsektoni ligjet për mbikqyrjen parlamentare. Mbikqyrja mbi Ministrinë e Mbrojtes duhet të realizohet sa më parë. Nuk duhet të pengohet nga asnjë palë politike”, tha Arvizu brenda.
Ndërkohë që në prononcimin për media ai theksoi se u fokusuan në tre çështje. “I pari është që çdo anëtar i NATO-s merr përsipër angazhimin të ketë një sistem funksionues politik demokratik të bazuar në ekonominë e tregut. Parimi i dytë është angazhimi për marrëdhënie të mira me vendet fqinje. Parimi i tretë themelor është mbikëqyrja civile mbi veprimtaritë ushtarake dhe çështjet e sigurisë kombëtare. Përsëris, ishte një diskutim shumë i frytshëm", tha Arvizu.
Gjoni dhe Isaraj, Mazhoranca nuk lejoi mbikqyrjen parlamentare
Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, Ilir Gjoni mësohet t`i ketë qartësuar qëndrimin e opozitës mbi mbikqyrjen parlamentare të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe ligjin që ndodhet në Kuvend. “Ne nuk na ka munguar vakumi ligjor për të realizuar mbikqyrjen, por mungesa e vullnetit të mazhorancës. Na vjen mirë që kemi mbështetjen e SHBA”, i është drejtuar Gjoni ambasadorit amerikan. Gjithashtu së bashku me Isarajn ata kanë folur edhe për trajnimin e tyre në Gjermani. Ndërkohë që për mediat, Gjoni bëri të ditur se e rëndëishmme është realizimi i mbikqyrjeve parlamentare të Komisionit të Sigurisë. “U theksua me të madhe si nga ambasadori, ashtu edhe nga anëtarët e Komisionit nevoja e forcimit të rolit mbikëqyrës të Komisionit të Sigurisë, si një nga elementët e domosdoshëm dhe themelorë të funksionimit të shtetit ligjor, të rritjes së transparencës së institucioneve të sigurisë",tha ai.
Demi: Mbikëqyrja parlamentare, ligji shqyrtohet javës tjetër
Javën e ardhshme pr/ligji për mbikëqyrjen parlamentare të shërbimeve informtive të sigurisë do të vijojë të shqyrtohet në Komisionin e Sigurisë. Ky ligj është prezantuar nga vetë kreu i këtij komisioni, Leonard Demi para ambasadorit amerikan, i cili më pas kërkoi miratimin me konsensus nga palët. Në një prononcim për mediat, Demi deklaroi se javën e ardhshme komisoni do të diskutojë pr/ligji për mbikëqyrjen parlamentare. “Ky është një dialog i kahershëm që ne kemi të cilin do e vijojmë edhe me përkrahjen e ambasadës amerikane. Javës që vjen në Komisionin e Sigurisë në do diskutojmë ligjin e mbikëqyrjes parlamentare të institucioneve informative të vendit tonë”, tha Demi.
Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 13 shkurt 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com