PD bojkot zgjedhjeve në Kavajë
Paloka: Kusht qeveria teknike

PD bojkot zgjedhjeve në Kavajë<br />Paloka: Kusht qeveria teknike
Partia Demokratike paralajmëron bojkotin e zgjedhjeve të pjesshme vendore në bashkinë Kavajë. 

Nënkryetari i PD, Edi Paloka u shpreh se PD nuk do marrë pjesë në asnjë proces zgjedhor me Ramën kryeministër. 

"Zgjedhje me opozitën e përjashtur Rama nuk do të zhvillojë. Me bandat e krimit, paratë e drogës ta harrojë që mund të ketë zgjedhje në Shqipëri. Sot nuk është më koha për të pyetur Ramën, është i përjashtuar nga qytetarët shqiptarë dhe çdo vendim që do merret, do të merret pa Ramën", u shpreh Paloka. 

Ai tha se Nishani zbatoi detyrimin kushtetues por pavarësisht kësaj, PD nuk do bëhet pjesë e këtyre zgjedhjeve. 

"Presidenti ka zbatuar detyrimin e tij kushtetues por ju jeni në dijeni të vendimit që ka marrë jo vetëm PD por gjithë opozita, nuk ndryshon asgjë nga ai vendim. Zgjedhje me Edi Ramën, me bandën, paratë e pista të drogës dhe me kriminelë në Shqipëri nuk do të ketë, në Kavajë apo cilëndo zonë tjetër të Shqipërisë. Vendimi i opozitës është i parevokueshëm dhe nuk është thjesht vendim i disa partive politike të bëra bashkë por një vendim i marrë nga qytetarët me 18 shkurt. Ajo që jemi të vendosur është se asgjë nuk ndryshon në qëndrimin tonë deri ditën që Rama do të detyrohet të pranojë qeverinë teknike. Zgjedhje të tjera pa kushtet që do të përcaktojë qeveria teknike nuk do të ketë në Shqipëri", tha Paloka.

Presidenti Nishani dekretoi këtë të premte datën e zgjedhjeve të pjesshme vendore në bashkinë Kavajë. Sipas dekretit të kreut të shtetit, kavajasit do t'i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur pasuesin e Elvis Rroshit në 7 maj. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0