Tiranë - Seanca e tretë parlamentare solli dhe bojkotin e parë të opozitës në institucionin ligjvënës, bojtot ky që u bë mes sharjeve e fyerjeve gjatë kohës që kryeministri ri i vendit po shpaloste programin e qeverisë. Mjaftoi rreth një orë dhe më pas të djathtët me në krye Berishën, Topallin e Palokën filluan që të përflisnin fjalët e Ramës, duke thënë se duhet të fliste për programin dhe jo për fatin e opozitës.
Një vështrim disi ironik i Ramës ndaj Berishës, solli dhe reagimin e këtij të fundit, i cili nuk ngurroi që të lëshonte akuzën e parë në Kuvend. “Ordiner dhe mashtrues”, iu drejtua Berisha Ramës dhe më pas la Kuvendin. Sipas të majtëve ish-kryeparlamentarja Topalli ka përdorur dhe fjalë fyese ndaj Ramës, si “bastard”. Pas Berishës menjëherë u larguan mes fjalëve fyese dhe ironike edhe të gjithë deputetët e grupit të djathtë parlamentar.
“Me sharje dhe fyerje ndaj pozitës mendon se do të mundë të kapërcejë premtime 'alla Papandreu' me të cilat mashtroi dhe mori votën e shqiptarëve. Vetëm me mashtrime publike për shërbim shëndetësor falas, për dëmshpërblim brenda dy viteve të të përndjekurve, për legalizime falas, për ulje të taksave për 95% të shqiptarëve. Në këto rrethana.
Nuk kishte hapësirë për të ndjekur ligjeratën paranojave, banale të një piktori dështak që sot flet në emër të qeverisë. Ne erdhëm këtu, por Rama na shpalli luftë. Nëse vijohet ne këtë mënyrë dëshmohet se etërit janë aty. Por në këtë rrugë do i ketë ditët e shkurtra. Demokratët nuk mposhtën, pasi demokratët janë të pathyeshëm”, tha Berisha për mediat jashtë sallës parlamentare.
Debatet:
Berisha: Çfarë po thua
Paloka: Na fol për programin. Atë duam të dëgjojmë nga ty
Berisha: Ti je vetëm për të sharë si mashtrues ordinerë
Topalli: Ja ky je ti.
Strazimiri: Programin ku e ke, na fol për programin
Topalli: Kryetar, drejto seancën. Ti fol me vete....
Mediu:Po s`ia vlen kështu (diskuton me Ndokën kur janë larguar të gjithë të djathtët)
Basha mbledh grupin
Menjëherë pas bojkotit parlamentar, kreu i PD mblodhi në selinë blu depuetët demokratë, nga ku paralajmëroi qëndrime esktreme të opozitës. “Rama sot mori përgjigje të qytetëruar, nesër dhe pasnesër cdo akt provokimi do të ketë përgjigjie proporcionale në sallën e Kuvendit, në cdo shesh në çdo rrugë”, tha Basha. Ndër të tjera ai pas përfundimit të mbledhjes së grupit tha se qeveria do të ndëshkohet.
“Rilindja e gjuhës së mllefit dhe urrejtjes ishte e vetmja alibi e Ramës për ti ikur programit, objektivave dhe shpjegimit të rrugës si do arrihet deri aty. Grupi parlamentar i PD dhe aleatët e saj refuzon këtë gjuhë urrejtje, por në asnjë mënyrë nuk duhet të merret ky qëndrim si bojkot, nëse ky ishte qëllimi i fshehur i Ramës, nuk ia ka arritur”, tha ai.
Mësohet se fillimisht përfaqësuesit e PD-së gjatë këtyre ditëve do të dalin në deklarata dhe akuza të ashpra ndaj mazhorancës, në mënyrë që të mobilizohet elektorati i saj. Dhe pas këtyre deklaratave që do të bëhen gjatë këtyre dy ditëve më pas do të kalohet në fazën tjetër, atë të tubimeve dhe protestave të cilat janë menduar të zhvillohen para Parlamentit të Shqipërisë.
Shkrimi u publikua sot(12.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com(print)
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com