PD:Braktisja e Samitit për të shkuar
në kazino, arrogancë e qeverisjes‏

PD:Braktisja e Samitit për të shkuar<br />në kazino, arrogancë e qeverisjes‏
Partia Demokratike ka akuzuar Ministrinë e Mbrojtjes për atë që e ka cilësuar si skandali i samitit të Milanos. Zëdhënëses e PD-së, Oriola Nebiaj tha se delegacionin shqiptar në Samitin e Euro-Azisë braktisi punimet për kazinonë e Sanremos
 
“Tirana zyrtare është përfshirë në një skandal me përmasa të padëgjuara më parë. Në Samitin e Euro- Azisë që po mbahet në Milano, me pjesëmarrjen e 53 shteteve dhe mjaft liderëve botërore si Kancelarja Merkel, Presidenti Italian Napoletano, Kryeministri kinez etj, delegacioni shqiptar i kryesuar nga Ministrja e Mbrotjes Mimi Kodheli, ka braktisur punimet për të shkuar në kazinotë e Sanremos. Lajmi është publikuar në mediat italiane më prestigjoze si e përdishmja Corriere della Sera, e cila u hap me samitin e Euro-Azisë, por lajmin e përmbylli me sjelljen e pazakontë të delegacionit shqiptar që merrte pjesë në këtë samit kaq të rëndësishëm”, deklaroi zëdhënësja e PD-së.

Partia Demokratike e denoncon ashpër këtë skandal të rëndë dhe e cilëson sjelljen e delegacionit shqiptar si të papërgjegjshëm.
 
“Mbathja nga punimet e këtij samiti të rëndësishëm për të shkuar në Kazino, tregon arrogancën e qeverisjes së vendit, që nuk ndalet para asnjë lloj etike dhe norme zyrtare. Ky skandal vjen pas zhdukjes një javë të kryeministrit Rama jashtë vendit, ku nuk bëri transparencë, ku nuk tregoi se ku shtoi dhe as kë takoi”, deklaroi Nebiaj



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim