PD: Brovina i pafajshëm, arrestoni
Ramën që vjedh energjinë në Surrel

PD: Brovina i pafajshëm, arrestoni<br />Ramën që vjedh energjinë në Surrel
TIRANE - Aksioni i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe Policisë së Shtetit kundër lidhjeve të paligjshme të energjisë, vijon të jetë objekt akuzash të Partisë Demokratike ndaj qeverisë. Në një deklaratë për mediat dhënë sot nga selia e PD, deputeti Keltis Kruja, duke iu referuar arrestimit të ish-drejtorit të Qytet Studentit per vjedhje te energjise, Bujar Brovina, tha se ky aksion nuk merr parasysh provat por vepron sipas urdhrave të kryeminsitrit Rama.
 
Në këtë deklaratë për mediat, Kruja paraqiti edhe procesverbalin që ekspertët firmosën pas kontrollit në banesën e ish-drejtorit të QS-së, njëhërësh anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Brovina. Sipas këtij procesverbali, humbjet në rrjet janë në masën 1.16 përqind dhe kjo sipas PD-së, nuk duhet ta mbajë në burg Brovinën, prej 72 orësh i arrestuar.
 
Në këto kushte, deputeti demokrat tha se Policia duhet të arrestojë kryeministrin Edi Rama duke e akuzuar se vjedh energjinë në shtëpinë e tij në Surrel.
 
 Deklarata e plote e deputetit demokrat Keltis Kruja
“Aksioni policesk i Edi Ramës, do të kthehej patjetër në gjueti shtrigash dhe kështu ka ndodhur.
 
Sot jemi para një rasti të pastër të lincimit që po i bëhet qytetarit Bujar Brovina, i cili prej 72 orësh mbahet në arrest burgu pa asnjë provë ligjore. Edi Rama e paraqiti në publik si trofe, si rastin e abuzimit me energjinë, por ekspertët që kanë bërë kontrollin në banesën e tij nuk kanë konstatuar asnjë shkelje.
 
Eshtë gjetur humbje në rrjet në një përqindje të papërfillshme.
 
Ja ku është procesverbali i mbajtur prej tyre, as vjedhje, as lidhje e paligjshme.
Por Brovina përfundoi në qeli. Dhe sot del para gjykatës, e cila gjendet cdo minutë nën presionin e Edi Ramës për të mos zbatuar ligjin, por trillet dhe vijën e tij politike.
 
Rasti i Brovinës, është shembull i instalimit të shtetit policor që nuk merr parasysh provat dhe ligjin, por vepron sipas porosive të shefit të madh.
 
Nëse sot ka ardhur dita që veprohet bazuar mbi dyshime dhe fjale, atëherë lind pyetja, pse Policia nuk arreston shtetasin Edi Rama, për të cilin ka të dhëna, që kanë dalë edhe në media, se vjedh energjinë në sarajet e tij në Surrel?
 
Partia Demokratike qëndron e vendosur në zbatimin e ligjit, por i bëjmë thirrje drejtësisë dhe gjykatës të respektojë vetëm ligjin, Kushtetutën dhe të drejtat e njeriut. Drejtësia duhet të ngrihet sot më shumë se kurrë në rolin e garantit përballë represionit policor të Edi Ramës”.

procesverbali
 
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Arrestohet çifti shqiptar në qendër të Athinës, u kapën me lëndë plasëse dhe armë në makinë

Greqi/ Arrestohet çifti shqiptar në qendër të Athinës, u kapën me lëndë plasëse dhe armë në makinë