TIRANË - Partia Demokratike, nëpërmjet deputetit Oerd Bylykbashi, ka denoncuar urdhrin e Kryeministrit Rama për të bllokuar publikimin e çdo informacioni në lidhje me largimet dhe spastrimet nga administratën të punonjësve të trajnuar.
Bylykbashi, ka kërkuar në cilësinë e deputetit dhe rregullores së Kuvendit, që të japin informacion të gjitha ministrive mbi largimet nga puna dhe rekrutimet e reja në administratën dhe të institucioneve të varësisë, informacion që është kërkuar që më 19 shkurt dhe kanë dhënë përgjigje dy ministra pa portofol dhe pa administratë.
Gjithashtu, Bylykbashi tha se “ky informacion shqetësues, detyroi Kryeministrin Rama të aplikojë Kodin e Heshtjes, Rama ka frikë nga publikimi i të vërtetës skandaloze që ka prekur rreth 7 mijë nëpunës të administratës dhe familjet e tyre”.
“Partia Demokratike i bën thirrje Kryeministrit të heq menjëherë çensurën e paligjshme, të lejojë marrjen e informacionit nga deputetët dhe siguron opinionin publik se do t’i shkojë deri në fund të vërtetës së masakrës ndaj administratës publike, tha duke përfunduar”, Bylykbashi.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com