PD: Cigare vazhdojmë të pimë, po
pse zhdoganohen 220 ton më pak?

PD: Cigare vazhdojmë të pimë, po<br />pse zhdoganohen 220 ton më pak?
TIRANË – Për herë të parë Partia Demokratike ka përshëndetur luftën kundër kontrabandës së Qeverisë, por natyrisht, jo duke e mbështetur deri në fund. Sipas PD-së, konsumi i cigares në vend nuk duket se ka rënë, por sivjet rezultojnë të jenë  zhdoganuar 220 ton cigare më pak se vjet.

Koordinatorja e PD-së, Silvi Bardhi, nga selia e PD tha sot se “para se të vetëshpallen si heronj dhe heroina të doganave shqiptare, Kryeministri dhe Drejtoresha e Doganave, duhet të sqarojnë opinionin publik në lidhje me të dhënat dramatike që vijnë në fushën e zhdoganimit për sa i përket cigareve.

Për periudhën janar-prill të 2014, rezulton se janë zhdoganuar 220 tonë më pak cigare se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Këto të dhëna tregojnë se është rritur kontrabanda dhe evazioni.

Edi Rama dhe Elisa duhet të kthehen nga bota e çudirave dhe të përballen me shifrat reale. Ku kanë shkuar 220 tonë cigare në tre muaj, krahasuar me të njëjtën periudhë me vitin e kaluar? Ku kanë shkuar të paktën 10 milionë dollarë që është vetëm efekti financiar i zhdoganimit?” –ka pyetur Bardhi.

Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç