Të papranueshme e ka quajtur ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi vendimin e PD për të dërguar në Kushtetuese marrëveshjen e Shqipërisë me SHBA për blerjen e pajisjeve ushtarake. Nufi tha se nuk duhet të ketë krah politik për çështje të sigurisë kombëtare.
“Siguria kombëtare nuk është cështje debati politik. Unë di edhe në të kaluarën qëndrimet e Partisë Demokratike për këtë pikë kanë qenë shumë, e të dy palëve mund të ishin shumë më bashkëpunuese për këtë marrëveshje. Në këtë rast ky nuk është një sinjal i mirë. Përkundrazi, të atakohet një marrëveveshje që financon mbrojtjen është e papranueshme. Unë mendoj që kur vjen puna tek siguria kombëtare, nuk ka krah politik dhe sidomos kur vjen puna të marrëdhënia dhe marrëveshja që ne kemi me SHBA, nuk duhet të kemi krah politik. Fakti që kjo marrëveshje atakohet, për mendimin tim është e papranueshme, është gabim politikisht dhe mesazhet dhe sinjalet që përçojmë janë shumë të gabuara.
Marrëveshja është shumë e thjeshtë; financim nga SHBA për blerjen e sistemeve teknologjike apo ushtarake që lidhen me Ministrinë e Mbrojtjes. Ajo pagesë shkon përmes Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Mbrojtjes tek prodhuesit e sistemeve dhe këtu mbyllet historia.
Nuk ka asnjë cikël, është krejt transparente, krejt e pastër dhe e qartë. Fakti që detajet nuk bëhen publike, ato lidhen me çështjet e sigurisë kombëtare dhe nuk është vetëm për të kaluar radhën, por ky është fakt, është diçka e zakonshme dhe e kuptueshme në të gjitha vendet e botës”, tha Nufi.
Lajmi kryesor:
Marrëveshja ushtarake me SHBA në Kushtetuese, Nufi: E papranueshme, gabim politik i PD









