Ish-deputeti i PD e njëkohësisht anëtar i kryesisë së saj, Kreshnik Çollaku, i ftuar në ‘Repolitix’ në ‘Report Tv’ ka bërë një deklaratë të fortë për kundërshtarët politikë.
/Shqiptarja.com
Sipas Çollakut, disa ministra aktualë dhe zyrtarë të tjerë lokalë janë kapur nga shërbimet policore partnere të përfshirë në trafik droge.
“Kemi përgjimet të agjensive tona e të huaja që kanë kapur ministra të kësaj qeverie të përfshirë në trafik droge. Janë 4 ministra dhe 3 kryetarë bashkie”, ka thënë Çollaku.
Ai ka paralajmëruar se Partia Demokratike disponon fakte rreth kësaj çështje, të cilat do t’i publikojë në janar.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

VIDEO









