PD çon ‘Vetting"-un në Gjykatën
Kushtetuese, gati ngritja e padisë 

PD çon ‘VettingKushtetuese, gati ngritja e padisë ">
Partia Demokratike do të ankimojë ligjin e Vetingut në Gjykatën Kushtetuese. Pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe hyrjes në fuqi, demokratët do të kërkojnë në Kushtetuese rrëzimin e një prej ligjeve më të rëndësishme në kuadër të zbatimit të Reformës në Drejtësi. Lajmi është konfirmuar nga deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi.

Kështu, Gjykata Kushtetuese pritet të gjendet para sfidës më të fortë që nga themelimi i saj. Së pari, ligji i Vetingut është konfirmuar nga Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Drejtoria e Çështjeve Ligjore të Brukselit.

Së dyti, për hetimin dhe miratimin e ligjit ka një investim të madh nga SHBA dhe BE, me qëllim pastrimin e sistemit nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Së treti dhe më e rëndësishmja, për herë të parë, Gjykata Kushtetuese do të jetë në konflikt interesi, pasi anëtarët e saj do të jenë vetë objekt i skanimit të trefishtë të ligjit të Vetingut.

Paralajmërimi
Opozita thotë se shkeljet kushtetuese janë flagrante, por deputeti Oerd Bylykbashi nuk e sheh si një çështje të thjeshtë, sepse i druhet ndërhyrjes së qeverisë tek anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. “Ligji i ‘Vetting’-ut është një ligj që ka probleme thelbësore me Kushtetutën. Sigurisht që ne kemi studiuar të gjitha aspektet, me të cilat ky ligj mund të përballet në Gjykatën Kushtetuese. Jemi të mendimit që nuk e kalon testin e kushtetutshmërisë. Ajo që është më e pritshmja, është që kryeministri Rama, i cili ka futur në darën e ‘Vetting’-ut edhe Gjykatën Kushtetuese, do të ushtrojë presionin maksimal, që edhe Kushtetuesja në çdo rast të jetë nën presion të jashtëzakonshëm, në mënyrë që të mos e kthejë ligjin e ‘Vetting’-ut”, tha Bylykbashi.

Venecia
Deputeti Oerd Bylykbashi ka deklaruar gjithashtu se ligji i Vetingut nuk është parë as nga Komisioni i Venecias. “Ashtu siç është ai ligj, është një instrument i ndryshëm nga ajo që kemi rënë dakord në Kushtetutë dhe qëllimin e ka vetëm që të kapë gjyqësorin. Sigurisht që ligjin e ‘Vetting’-ut nuk e ka parë as Komisioni i Venecias, këtë version që është miratuar dhe, siç ka bërë edhe në të shkuarën, Gjykata Kushtetuese mund të kërkojë edhe opinion të ‘Venecias’. Ka disa raste, më i fundit është ligji i pronave, kur është kërkuar opinion prej komisionit në lidhje me ligjin. Procesi është kompleks përpara. Më e rëndësishmja është që, nëse mbetet kështu, ‘Vetting’-u do të jetë një proces i degjeneruar dhe një kapje politike”, deklaroi Oerd Bylykbashi.

Konfirmimi i dyfishtë
Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka konfirmuar ligjshmërinë dhe përputhshmërinë me standardet më të mira ndërkombëtare të 71 neneve të ligjit për vlerësimin kalimtar të prokurorëve dhe gjyqtarëve, i quajtur ndryshe ligji i Vetingut. Ligji që parashikon skanimin e trefishtë të gjyqtarëve dhe prokurorëve, për ligjshmërinë e pasurive, lidhjet me krimin dhe aftësisë profesionale ka kaluar edhe në filtrin e Drejtorisë së Çështjeve Ligjore të Brukselit. Për shkak se nuk kishte një standard dhe model për t’iu referuar në Evropë dhe më gjerë, ekspertët shqiptarë dhe përfaqësuesit e misioneve të SHBA-BE në Tiranë, kanë vënë në lëvizje dy organet më të specializuara të Uashingtonit dhe Brukselit për çështjet ligjore.
 
Ankimimi
Pa botimit në Fletoren Zyrtare dhe hyrjes në fuqi, demokratët do të kërkojnë në Kushtetuese rrëzimin e një prej ligjeve më të rëndësishme në kuadër të zbatimit të Reformës në Drejtësi.
 
Konfirmimi
Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka konfirmuar ligjshmërinë dhe përputhshmërinë me standardet më të mira ndërkombëtare të 71 neneve të ligjit për Vetingun.
 
 
(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Policia e Shtetit bën bilancin e muajit Shtator: 82 operacione antikrim dhe 527 të arrestuar, mbi 10 mijë bimë kanabisi të asgjësuara! U arrestuan dhe 148 shoferë

Policia e Shtetit bën bilancin e muajit Shtator: 82 operacione antikrim dhe 527 të arrestuar, mbi 10 mijë bimë kanabisi të asgjësuara! U arrestuan dhe 148 shoferë