Partia Demokratike ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese padinë e saj kundër vendimit të mazhorancës për mandatin e deputetit socialist Koço Kokëdhima.
Kjo pasi mazhoranca vendosi që mos ta kalonte çështjen për shqyrtim në Kushtetuese duke e rrëzuar atë në seancë plenare pak javë më parë.
Për deputetët demokratë ky vendim është antikushtetues dhe i paprecedentë në 24 vite të parlamentit dhe demokracisë.
“Ishte në detyrimin e Kuvendit të Shqipërisë që të respektojë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, si dhe legjislacionin e miratuar nga vetë Kuvendi, duke paraqitur dhe miratuar mocionin për dërgimin e cështjes për shqyrtim pranë Gjykatës Kushtetuese, për të konstatuar papajtueshmërinë në ushtrimin e mandatit të deputetit Koço Kokëdhima. Në këtë rast Kuvendi ishte i detyruar që të ndjekë standardin kushtetues dhe precedentin parlamentar të rastit “Beqaj”, të provuar edhe nëpërmjet vendimit nr. 44/2011 të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në deklaratë.
Sipas PD, rasti i deputetit Koço Kokëdhima është disa herë më i rëndë se rasti i deputetit Ilir Beqaj, pasi janë me qindra rastet e përfitimit të parave nga Buxheti i Shtetit.
Të djathtët e cilësojnë vendimin marrje në mbrojtje dhe fshehje nga drejtësia e deputetëve që janë miq për kokë të Kryeministrit.
Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com