PD çon në kushtetuese vendimin
e qeverisë për regjistrimin e IMEI-t
Partia Demokratike ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kallëzimin penal për rrëzimin e vendimit të marrë gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave për regjistrimin e numrit të IMEI-t të aparatëve celularë për çdo abonent.
TIRANE - Partia Demokratike ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kallëzimin penal për rrëzimin e vendimit të marrë gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave për regjistrimin e numrit të IMEI-t të aparatëve celularë për çdo abonent. Lajmi bëhet i ditur nga vetë deputeti i PD Eduard Halimi i cili, për mes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur depozitimin e padisë në Gjykatën Kushtetuese nga ana e opozitës.
Sipas Halimit, vendimi i marrë nga Këshilli i Ministrave për regjistrimin e numrit të IMEI-t është antikushtetues dhe cënon sipas tij jetën private të çdo individi.
“Dorëzuam në Gjykatë Kushtetuese padinë ndaj kryeministrit Rama që ka urdheruar të gjithë kompanitë ti dorëzojnë IMEI e cdo abonenti në Shqipëri. Disponimi i numrit IMEI siguron akses të pakufizuar lidhur me vendndodhjen e individit, sms, bisedat dhe thirrjet telefonike, viber, facebook, ëhatsapp, bbm, numer telefoni të regjistruar, foto, pra gjithcka private që ndodhet në aparatin celular të një individi. Urdheri i Rames, per te pergjuar komunikimet elektronike dhe korespodencen personale te gjithkujt, eshte antieuropian, dhe shkon ne drejtim te vendeve me tendenca oligarkike, ku cdo gjë private, përfshirë edhe të dhënat rreth personit, konsiderohen shtetërore, dhe mund të përdoren pa kurrëfare kufizimi. Urdheri i Rames eshte antikushtetues, pasi cenimi i të drejtës për jetë private dhe të drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale, jashtë cdo standardi kushtetutes për kufizimin e të drejtave të njeriut, cenon nenet 4, 17, 35, 36, dhe 118 të Kushtetutës, nenin 8 të KEDNJ-së, si dhe jurisprudencën e konsoliduar të Gjykatës Kushtetutese, Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe Gjykatës Euuropiane të Drejtësisë.” thekson në postimin e tij në Facebook deputeti i PD
Halimi shprehet më tej se pezullimi i këtij vendimi nga ana e Gjykatës Kushtetuese do të ishte një vendim i drejtë, për të mos sjellë sipas tij keqfunksionimin normal të shtetit dhe lirive e të drejtave themelore të njeriut.
“Ky urdher do duhej te pezullohej sa me pare nga Gjykata ne menyre qe te mos sjelle pasoja te paripariueshme per funksionimin normal të shtetit të së drejtës si dhe të drejtave dhe lirive themelore të individëve.” shkruan Halimi
(Në foto: Postimi në Facebook i deputetit të PD Eduard Halimi)Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.6%
-
PD
13.6%
-
Partitë e vogla
19.8%
Vota total: 880
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:37
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47