PD: Dënojmë aktet e terrorit që
goditën Londrën, sulm i pabesë

PD: Dënojmë aktet e terrorit që<br />goditën Londrën, sulm i pabesë
Edhe Partia Demokratike e Shqipërisë ka dënuar aktin terrorist mbrëmë në Londër, që u mori jetën disa qytetarëve të pafajshëm britanikë, duke lënduar edhe disa dhjetëra të tjerë.
 
PD i shpreh solidaritet popullit dhe autoriteteve të Mbretërisë së  Bashkuar, së bashku me premtimin se do të jemi përherë në krah të çdo beteje për liri kundër terrorizmit.
 
Sipas të dhënave të policisë, mbreme 7 persona kanë humbur jetën, tre agresoret janë ekzekutuar menjëherë nga policia.
 
Terroristët fillimisht përdorën një furgon që u fut me shpejtësi mes njerëzve në London Bridge, rreth mesnatës.
 
Më pas agresorët vijuan sulmin në Borough Market ku goditën me thikë disa persona në restorantet dhe baret e zonës, duke lënë të paktën 48 të plagosur.
 
Mesazhi i PD për sulmet në Londër
Partia Demokratike dënon me indinjatë aktet e terrorit që goditën Londrën.

Mendimet dhe lutjet tona sot janë pranë viktimave, tek të afermit e tyre dhe të lenduarve nga ky sulm i pabesë.
 
Partia Demokratike sot i shpreh solidaritet popullit mik dhe autoriteteve të Mbretërisë së  Bashkuar, së bashku me premtimin se do të jemi përherë në krah të çdo beteje për liri.​


dy.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Votat e emigrantëve, shpresa e fundit e opozitës?

Eduard Zaloshnja: Votat e emigrantëve, shpresa e fundit e opozitës?