PD: Dako, peshku i madh i dosjes '339'. Kryeministri po pengon hetimet

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi tha këtë të hënë në një konferencë për mediat se kryeministri Edi Rama po bllokon hetimet ndaj kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako. Ai u shpreh se ndonëse dosja “339” dëshmon lidhjet e Dakos me bandën kriminale të Avdylajve, ai vazhdon të jetë i lirë dhe në krye të detyrës.

Gjunkshi vijoi më tej duke thënë se dosja “339” është gjithashtu dëshmia sesi qeveria e Ramës nuk i ka fituar zgjedhjet, por i ka vjedhur së bashku me bandat kriminale.

“Shkarkimi i kryebashkiakut të Durrësit duhet të ishte veprimi i parë që duhet të kishte bërë një kryeministër i pakapur nga krimi”, tha deputeti demokrat, duke shtuar se “Edi Rama po tenton bllokimin e dosjes 339, sepse me arrestimin e Dakos zbardhet me prova ligjore denoncimi i opozitës dhe konstatimi i vëzhguesve ndërkombëtarë se si zgjedhjet e vitit 2017-s u blenë.”

Fjalimi i plotë i deputetit demokrat:

Prej gati një muaji, qytetarët janë njohur me denoncimin e Partisë Demokratike se Vangjush Dako është peshku i madh i dosjes 339! Denoncimi i Partisë Demokratike u provua i vërtetë, kur disa nga përgjimet e dosjes 339 u bënë publike me arrestimin për trafik ndërkombëtar droge të bandës së Avdyljave. Nëpërmjet dosjes 339 Partia Demokratike u faktoi shqiptarëve se qeveria e Edi Ramës nuk i ka fituar zgjedhjet, por i ka vjedhur, i ka blerë së bashku me bandat për të sunduar shqiptarët.Vangjush Dako është një nga personat kyç për blerjen kriminale të pushtetit ilegjitim të Edi Ramës.

Shkarkimi i kryebashkiakut të Durrësit duhet të ishte veprimi i parë që duhet të kishte bërë një kryeministër i pakapur nga krimi. Arrestimi duhet të kishte qenë vendimi i menjëhershëm i një prokurorie të pakapur nga qeveria dhe krimi. Vangjush Dako meriton të ndëshkohet me burg për blerjen e votave nëpërmjet bandave dhe për shpërblimin me tendera, punë publike dhe favore të tjera për krimin që i siguroi votat.

Në Dosjen 339 ndodhen qindra faqe me përgjime që vertetojnë lidhjet e bandes kriminale të qeverisë me bandën e Avdylajve, në Durrës dhe Shijak . Biseda e shkurtit 2017 me bandën Avdylaj, me nofkën Niçja, ku i premton favore, e vërteton më së miri përmasën e skandalit Dako.Nëpërmjet përgjimeve, shqiptarët kanë parë sesi banditët drejtojnë një kryebashkiak dhe caktojnë pushtetin e një kryeministri.Edi Rama po tenton bllokimin e dosjes 339, sepse me arrestimin e Dakos zbardhet me prova ligjore denoncimi i opozitës dhe konstatimi i vëzhguesve ndërkombëtarë se si zgjedhjet e vitit 2017-s u blenë.

Këto fakte janë një apel, për të gjithë miqtë e Shqipërisë, për qytetarët e ndershëm që kerkojnë dhe dëshirojnë që në këtë vend të ketë liri, te ketë demokraci, që në ketë vend të sundojë ligji dhe jo krimi.

Xhemal Gjunkshi

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë