TIRANE- Koordinatorja për mediat e Partisë Demokratike, Silvi Bardhi ka dalë me një deklaratë ku denoncon: “fakte të reja dalin për abuzime skandaloze me dasmën e Erion Veliajt”.
Sipas Bardhit dasma e Erion Veliajt i është faturuar Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë si aktivitet kulturor. Përpos retorikës së pandalur të Partisë Demokratike, në ditët e fundit, mbi dasmën e Ministrit Veliaj, Bardhi sot ka deklaruar dhe se ky rast është “abuzim i pastër me pushtetin, shërdorim parash, vënia e insfrastrukturës shtetërore në shërbim të interesave personale”.
“Skandali i restaurimit të kalasë së Gjirokastrës enkas për dasmën qeveritare, i mbajtjes atje të traku-festës me fondet publike, në shërbim të dasmës qeveritare, u pasua të nesërmen nga skandali i Pezës.
E njëjta llogjikë. Përcaktohet destinacioni dhe koha e mbajtjes së festës së Pezës, me fondet e Ministrisë, në shërbim të dasmës së Erion Veliajt.”- deklaroi pak më parë për mediat Silvi Bardhi.
Në fund të deklaratës së saj për mediat, Koordinatorja e PD, denoncon dhe heshtjen e Ministrit në fjalë por gjithashtu u shpreh se gjithsesi “heshtja nuk do ta shpëtojë nga mbajtja e përgjegjësisë”.
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO