Edhe mbledhja e komisionit Parlamentar të Ekonomisë e Financave ka vijuar me debate mes maxhorancës dhe opozitës për çështjen "Xhafaj". Demokratët kërkuan dorëheqjen e ministrit të Brendshëm në vijim të akuzave në adresë të të vëllait. Ndërsa kreu i komisionit të Ekonomisë Erion Braçe e ka konsideruar akt të pastër kriminal audio-përgjimin e Partisë Demokratike përmes një personazhi të njohur tashmë si “Babalja”.
Deputeti socialist thekson se kjo ngjarje nuk mund të mbyllet pa u hetuar dhe se autorët do të mbajnë përgjegjësi ligjore. Braçe theksoi gjithashtu se përmes audiopërgjimit të sajuar të "Babales", PD tenton të marrë pushtetin me dhunë.
“Të hetohet audiopërgjimi. Ai është një akt i pastër kriminal, ku është përfshirë PD. Sajojnë gjithçka për të ardhur në pushtet. Kjo histori nuk do të mbyllet pa u hetuar gjithçka. Inskenimi për një synim për të marrë pushtetin me dhunë”.
Erion Braçe, kryetar i komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave
Pas fjalës së tij deputetët demokratë janë larguar nga mbledhja.
Te lumte Erion. Te kishte PS edhe disa te tjere si ty, nuk do benin ham ham keta sabotistet e PD qe e duan pushtetin me dhune se me vota nuk e marrin kur te deri sa te kene ne krye Saliun, shkaterrimtarin e enderrave te shqipetareve, ai qe beri 97 dhe morren rrugen truri I kombit por edhe njerezit e thjeshte se I vrau I vodhi. Na kenaqe Erion Brace.
PërgjigjuHum hum hum doli prepe konja Rames
Përgjigju