PD debat për Xhafajn te 'Ligjet', Ballanca i 'reziston' Manjës: S'flas në këtë zhurmë

Edhe sot Partia Demokratike e fokusoi debatin në komisionet parlamentare te çështja "Xhafaj".

Ligjvënësit e opozitës në komisionin e ligjeve, për të dytën ditë me radhë kërkuan dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, përpara protestës të së shtunës, e cila sipas tyre do zbrazë zemërimin e popullit me qeverinë e inkriminuar.

Gjatë mbledhjes së sotme të komisionit të Ligjeve ishte ftuar të raportonte Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca. Kjo e fundit ka refuzuar të flasë kur kreu i komisionit të Ligjeve i ka kërkuar të marrë fjalën.

Ajo ka thënë se nuk mund të fliste në gjithë atë zhurmë, por kjo nuk është pritur mirë nga deputetët socialistë Bashkim Fino dhe Xhemal Qefalia. Erinda Ballanca është një emër i njohur për lidhjet e saj me Partinë Demokratike dhe më konkretisht me familjen e Lulzim Bashës dhe sjellja e sotme përpara Komisionit të Ligjeve është vijim i këtij zgjatimi.

Debati te "Ligjet"

Ulsi Manja: Zonja Ballanca, vijoni fjalën ju lutem.

Erinda Ballanca: Dua të dëgjohem. Nuk mund të flas në gjithë këtë zhurmë.

Erinda Ballanca: kam respekt për veten.

Xhemal Qefalia: Nuk i vendos t'i rregullat në komision.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Uzufrukti: 22/05/2018 13:57

    Ore jeni opozit po nuk behet opozita ne kete menyre se lat nam

    Përgjigju
  • bashkim: 22/05/2018 13:52

    Po komisionet ca lidhje kane te merren me kete muhabet apo hajde bllokojme te madh e te vogel.

    Përgjigju
  • Mekatari: 22/05/2018 13:44

    Na hapen barkun kta ngelen me nje refren.

    Përgjigju
  • Mela: 22/05/2018 13:43

    Obobo kur flet dhe ky tit vasili per pergjime e mashtrime o zot.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave