DURRES- PD e Durrësit ka kërkuar që deputët që përfaqësojnë këtë forcë politike të mos jenë pjesë e grupit të punës që do të përgatisë zgjedhjet për strukturat drejuese të kësaj force politike.Një kërkesë e tillë është pranuar nga drejtuesit e lartë në Tiranë dhe tashmë është vendosur që ata të jenë jashtë grupit të punës. Gjithashtu demokratët e Durrësit kanë kërkuar që të kenë kryetarin e tyre të qytetit dhe një kryetar në shkallë qarku, njësoj sikurse funksionon Partia Socialiste. Veç kësaj ata kanë kërkuar që demokratët e fshatit të mos marrin pjesë në zgjedhjet një anëtar një votë për kreun e qytetit por të votojnë vetëm për kreyetarin në shkallë qarku. Kjo kërkesë e dytë e tyre ende nuk ka marrë një përgjigje nga strukturat vendimmarrëse të PD në Tiranë.
Burime nga strukturat drejtuese të PD dega Durrës bëjnë me dije se gjatë këtyre ditëve do të zhvillohet një mbledhje ku do të jetë i pranishëm kryetari i kësaj partie Lulzim Basha. Ne këtë mbledhje do vihen piketat për zgjedhjet e drejtuesëve të strukturave të kësaj partie. I njëjti burim bën me dije se baza e PD dega Durrës ka kërkuar që në grupin e punës i cili do të merret me organizimin dhe menaxhimin e këtyre zgjedhjeve të mos bëjë pjesë asnjëri prej deputetëve që përfasqëson këtë forcë politike në parlament. Kështu deputetët Igli Cara(kryetari i PD Durrës), Eduart Halimi dhe Albana Vokshi nuk do të jenë pjesë e strukturave drejtuese të këtyre zgjedhjeve. Një kërkesë e tillë duket se është miratuar nga drejtuesit e kësaj partie në Tiranë pasi kjo tashmë konsiderohet si një fakt i kryer.
Edhe në garën për kreun e PD që u zhvillua në korrikun që shkoi, Igli Cara u përjashtua nga grupi i punës që u mor me organizmin dhe drejtimin e këtyre zgjedhjeve. Por demokratët e qytetit të Durrësit i kanë avancuar edhe më tej kërkesat e tyre në këtë fushatë zgjedhore. Ata kanë kërkuar që PD në shkallë qarku të drejtohet nga dy kryetarë, njëri për qytetin dhe tjetri për qarkun, që nënkupton strukturat e fshatit. Një skemë të tillë ka aplikuar PS në organizimin e saj që prej disa vitesh. Në funksion të kësaj skeme është kërkuar që për kreun e PD në qytetin e Durrësit, në procesin e votimit një anëtar një votë, të marrin pjesë vetëm anëtarët e qytetit dhe të përjashtojen nga listat demokratët e fshatit. Këta të fundit do të ftohen të marrin pjesë vetëm në votimin për kreun e PD që do të drejtojë në demokratët në shkallë qarku.
Strukturat
Bëhet e qartë se fillimisht do të zgjidhen kryetarët e seksioneve të kësaj partie. Do të jenë 152 të tillë aq sa kanë qenë edhe qendrat e votimit në zgjedhjet e 23 qershorit. Më pas do të kalohet në zgjedhjet e krerëve të nëndegëve të PD. Në shkallë qarku janë 5 nëndegë të tilla. Dhe hapi i tretë do të jenë zgjedhjet për krerët e PD për qytetin e Durrësit dhe për Qarkun me të njëjtin emër. Afati përfundimtar është përcaktuar data 15 shkurt kur gjithcka duhet të ketë përfunduar në Durrës. Por demokratët e Durrësit shorehen se dëshirojnë të mbarojnë punë më shpejt dhe kanë kërkuar organizmin dhe zhvillimin e një konference të jashtëzakonshme pasi punët nuk po shkojnë mirë. Gjithësesi deri më tani ende askush nuk është në gjendje që të përcaktojë emrat e 2 kryetarëve të kësaj partie.
Gjatë këtyre muajve janë lakuar disa emra që mund të marrin frenat drejtuese të kësaj partie. Të tillë janë emrat e Genc Jukës, Agron Dukës, Ardi Mukës, Bedri Lukut, Arqile Gorresë si dhe disa emra të tjerë më pak të përfolur. Duket se Igli Cara do të mbetet jashtë kësaj gare, thonë në selinë e kësaj dege. Por zyrtarisht ende nuk janë krijuar lobime për të zgjedhur krerët e kësaj force politike pasi emrat kandidatë zyrtarisht mungojnë. Në fakt kjo është një histori e përsëritur në Durrës sa herë që ka pasur zgjedhje për kryetarin e PD. Atë e ka dërguar Sali Berisha nëpërmjet emisarëve të tij dy apo tre ditë përpara datës së zgjedhjeve. Edhe grupimet në mbështetje të emrave të dërguar janë zgjedhur dhe porositur po nga Tirana.
Shkrimi u publikua sot (12.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com