PD: Demokracia funksionon vetëm nëse votoni
TIRANË, 21 Qershor/ATSH/.- Partia Demokratike u bëri apel sot qytetarëve të rrisin pjesëmarrjen në votime, pasi me votën e tyre do të vendosin për të sotmen dhe të ardhmen. Përmes një deklarate për shtyp nga selia blu, deputetja Jorida Tabaku deklaroi se, “demokracia funksionon vetëm në qoftë se ju votoni”. “Pavarësisht parregullsive të ndodhura në […]
TIRANË, 21 Qershor/ATSH/.- Partia Demokratike u bëri apel sot qytetarëve të rrisin pjesëmarrjen në votime, pasi me votën e tyre do të vendosin për të sotmen dhe të ardhmen.
Përmes një deklarate për shtyp nga selia blu, deputetja Jorida Tabaku deklaroi se, "demokracia funksionon vetëm në qoftë se ju votoni".
"Pavarësisht parregullsive të ndodhura në të gjithë vendin, të cilat janë dokumentuar nga Partia Demokratikë dhe ju garantojmë se përgjegjësit do të mbajnë përgjegjësi për çdo parregullsi, pavarësisht thyerjes së Kodit Zgjedhor nga drejtues, ministra dhe deputet të PS dhe LSI të cilët janë futur nëpër qendra votimi, këto të faktuara me foto dhe video, qytetarët po i drejtohen kutive të votimit sepse ata e dinë që vetëm duke votuar do të marrin vendime për të ardhmen e tyre", tha Tabaku.
Partia Demokratike falënderoi qytetarët të cilët kanë treguar edhe sot qytetarinë e tyre, duke mos rënë pre e provokimeve, por kanë ushtruar qetësisht dhe në mënyrë demokratike të drejtën e tyre të votës.
"Partia Demokratike, partnerët tanë, SHBA, BE, KiE,
OSBE/ODHIR janë në çdo qendër votimi dhe po dokumentojnë gjithë procesin. Kur kanë mbetur pak më shumë se 5 orë nga mbyllja zyrtare e kutive të votimit Partia Demokratike përsërit edhe një herë thirrjen drejtuar zgjedhësve që t'i drejtohen kutive të votimit dhe të hedhin votën e tyre", vijoi Tabaku.
"Vota është fuqia, gjykimi, vendimi juaj dhe askush nuk mund të dalë mbi të. Mos mungoni, keni akoma rreth 5 orë në dispozicion merrni të afërmit, familjarët, miqtë tuaj dhe shkoni të votoni. Dita e votimit është dita e fuqisë sovrane të qytetarëve", tha ajo./m.m/
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.8%
-
Jo
53.6%
-
Nuk e di
8.6%
Vota total: 2583
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56