Vorpsi ka paraqitur dhe vendimet gjyqësore të nëntorit të vitit të kaluar, duke cituar më tej urdhrin e prokurorisë për asgjësimin e diplomës fallso, në zbatim të vendimit të gjykatës.
“Vetëm një muaj më pas, në dhjetor të vitit 2013, Ukë Camaj u emërua Nëndrejtor Ekonomik në Spitalin rajonal të Tropojës.
Ja dhe urdhri për emërimin e tij nga shëndetësia falas e rilindjes.
(Foto: Urdhri i emërimit i paraqitur nga PD)
Kjo është administrata e Edi Ramës, këto janë meritat që vlerëson kjo qeveri. Ky është modeli që ka zgjedhur Edi Rama për Tropojën. Ky është shërbimi shëndetësor që Edi Rama ka ndërmend të ofrojë për qytetarët e Tropojës”, -tha zëdhënsja e Partisë Demokratike Laura Vorpsi në një deklaratë për mediat nga selia blu.
(Foto: Vendimi i Gjykatës për Ukë Camaj i paraqitur nga PD)
(Foto: Urdhri i Prokurorisë për Ukë Camaj i paraqitur nga PD)
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)