PD denoncon abuzimin e Bashkisë Korçë ndaj banorëve të Barçit: Hiqni dorë nga reklamat fallco

PD denoncon abuzimin e Bashkisë Korçë ndaj banorëve të Barçit: Hiqni dorë nga reklamat fallco

Partia Demokratike ka vijuar me akuzat ndaj neglizhencës së bashkisë së Korçës për kërkesat e vazhdueshme të banorëve të fshatit Barç për ujë, kanalizime dhe rrugë.

Banorët e këtij fshati kanë dalë në protestë për të kërkuar shërbimet minimale të jetesës. Përmes një deklarate zyrtare, Partia Demokratike në Korçë ka denoncuar "indiferencën si dhe abuzimin që Bashkia shfaq jo vetëm ndaj banorëve të Barçit, por mbi të gjithë territorin administrativ të saj".

Deklarata e plotë e anëtares së kryesisë së PD-së në Korçë, Viola Tasi:

Kemi ndjekur me vëmendje zhvillimin e ngjarjeve në fshatin Barc duke konstatuar me keqardhje se kërkesat e atyre banorëve, që jetojnë në një fshat/lagje të Korçës, as 2 km larg qendrës së qytetit, janë qartësisht elementare dhe vazhdojnë të bien në veshin e shurdhër të Bashkisë.

Banorët e këtij fshati, të gjendur përballe mungesës së theksuar të ujit të pijshëm, si dhe infrastrukturës urbane, i kanë dërguar Bashkisë Korçë një peticion të firmosur nga rreth 50 kryefamiljarë ku kërkojnë Ujë, kanalizime dhe rrugë.

Ne vitin 2020, bashkia e Korçës i detyron njerëzit të dalin në protestë për kërkesa që i takojnë shekullit të kaluar.

Diku para një muaji, Bashkia propagandoi me të madhe se po punonte për sistemimin e një rruge të këtij fshati, duke e shoqëruar si gjithmonë me pamje filmike dhe fotografike dhe duke mbledhur aty më shumë fotografë sesa punëtorë .

Mjaftoi një shi i vetëm për të shpëlarë makijazhin në fytyrën e plakur të bashkisë dhe për të nxjerrë në pah llumin e propagandës të fëlliqur, që karakterizon jo vetëm bashkinë e korcës, por të gjithë qeverisjen e Rilindjes tashmë në agoni.

PD Korçë, denoncon neglizhencën, indiferencën si dhe abuzimin që Bashkia shfaq jo vetëm ndaj banorëve të Barcit, por mbi të gjithë territorin administrativ të saj.

I bëjmë thirrje të heqin dorë nga propagandat bajate, reklamat mbi punime fallco dhe të marrin seriozisht punën e tyre.

Gjithashtu, deklarojmë se do të jemi në mbështetje të të gjithë qytetarëve të Korçës, qofshin në qytet apo në fshat, dhe do të denoncojmë hapur dhe pa dorashka, neglizhencën dhe paaftësinë e kësaj Bashkie dhe Qeverie, që qëndrojnë akoma në pushtet me vota të vjedhura dhe votime moniste.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj